• |
ide | kryesore

Donald Trump: Urimi im për Putin? Jeni çmendur gjë?!

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhje.

Në një status në Tuitter, Trump shprehet se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prej problemeve të botës.

“Media e lajmeve të rreme është çmendur, sepse ata duan ta dëmtojnë atë.

Ata e kanë gabim.

Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët janë gjë e mirë, jo gjë e keqe”, ka shkruar ai.

“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën, Shtetin Islamik, Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shkruar Trump në një postim tjetër.

Presidenti amerikan u kritikua pas urimit që i bëri homologut rus për rizgjedhjen si president, për shkak të manipulimeve që pati gara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *