• |
ide | kryesore

Elbasan, sot e tutje policia do t’i kapë kriminelët me biçikletë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Që sot e tutje Policia e Elbasanit do t’u shërbejë qytetarëve të zonave urbane me një risi të re, me biçikleta. Sot është prezantuar projekti suedez SCPA, në prani të zv/ministres së Brendshme, Romina Kuko, Drejtorit Vendor të Policisë, Altin Qato dhe përfaquesve të projektit.

Biçikletat për punonjësit e Policisë në zonat urbane të Elbasanit janë dhuruar nga SCPA në kuadër të forcimit të policimit në komunitet, ç’ka pritet të sjellë përmirësim të punës së tyre. Elbasani konsiderohet si një nga qytetet me kriminalitet të lartë në vend. Sesa do t’u zgjidhin punë bicikletat këtyre policëve, mbetet për t’u parë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *