• |
ide | kryesore

Fedez dhe Chiara Ferragni publikojnë foton e djalit të sapolindur

Paparazzi, Slider



Chiara Ferragni dhe reperi italian Fedez janë bërë prindër para pak ditësh. Fëmija i tyre i parë, Leo, erdhi në jetë në një spital në Los Angeles. Pasi ndau çastet e shtatzënisë, çdo ditë me ndjekësit, blogerja ka bërë të njëjtën gjë edhe me momentet e para si nënë. Ajo dhe reperi duket sikur nuk mund të rrinë pa i ndarë këto çaste të bukura me të gjithë botën.

Përveç pesë muajve të parë të shtatzënisë ata nuk kanë mbajtur gjë tjetër të fshehtë. Blogerja ka ndarë në Instagram momentet prekëse pas lindjes dhe më pas disa foto dhe video njëra pas tjetrës të djalit të tyre. Tre muajt e parë, çifti i famshëm dhe djali i porsalindur do t`i kalojnë në Amerikë dhe më pas do të shkojnë drejt Italisë, ku Fedez do të mbajë një koncert, saktësisht në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *