• |
ide | kryesore

FOTO/ Bushati kërkon mbledhje me socialistët e Shkodrës, ata i tregojnë pamjet e përmbytjeve

Lajme, Të fundit



Ditmir Bushati ka gjetur kohën më të keqe për të thirrur në mbledhje socialistët e Shkodrës. Prej ditësh zona është nën pushtetin e ujit dhe thirrja nga Tirana për të bërë një mbledhje partie nuk është pritur mirë.

Një mesazh në grupin e Whatsapp të Komitetit Drejtues të PS në Shkodër njoftoi socialistët për mbledhjen e urdhëruar nga Tirana. Si përgjigje, shkodranët i nisën një foto nga zonat e përmbytura. Shkëmbimi i mesazheve i siguruar nga Lapsi.al mund të shihet më poshtë:

Rilindja duket e dorëzuar përballë problematikës së përmbytjeve që përsëriten çdo vit, si në veri ashtu edhe në jug të vendit. Është bërë e zakonshme, që në zonat e përmbytura dërgohet ushtria për rastet emergjente, ndërsa objektivat për t’i dhënë fund njëherë e mirë fenomenit, janë harruar.©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *