• |
ide | kryesore

“Ftohja” e Erion Veliajt me Edi Ramën dhe “flirti” me Monika Kryemadhin

Lajme, Të fundit



Për prishjen e raportit mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt tashmë flasin të gjithë. Edhe në radhët e socialistëve, nën zë përmendin edhe emra ministrash që mund të kandidojnë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2018. Publikisht kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës kanë ruajtur raporte “politikisht korrekte”.

Kohët e fundit nuk ka më elozhe të Ramës për “të përzgjedhurin” e tij, por vetëm heshtje përsa u takon punëve të bashkisë. Ndërsa heshtja e Ramës bëhet edhe më e fortë, aq më shumë përpiqet Veliaj që në çdo dalje publike “të mos harrojë të falenderojë kryeministrin për ndihmën dhe mbështetjen”.

E njëjta gjë ndodhi edhe në intervistën për gazetarin Sokol Balla në Vizion+. Veliaj u pyet për një raport të prishur mes tij dhe Ramës, por kryebashkiaku e konsideroi gjithçka sajesë.

“Unë me Edi Ramën shkëmbejmë 100 mesazhe në ditë. “Lal kalova aty. Pashë këtë fasadë. Nëse mund ta shtojmë aty këtë”. Këtë e them për të kuptuar sa i interesuar është Rama për kryeqytetin. Xhelozi e Ramës për sondazhet që nxjerrin bashkinë përpara qeverisë? Është vetë Edi Rama që më tregon sondazhet” – ishin deklaratat e Veliajt.

Por a është shkak “i ftohjes” së Ramës me Veliajn, marrëdhënia që ky i fundit ka krijuar “nën rrogoz” me LSI-në e Monika Kryemadhit? Një javë më parë vetë ajo do të shprehej se “kishte një opinion 50/50 për kryetarin e Bashkisë”. Veliaj nuk mbetet pas për t’i kthyer nderin.

“Është profili kryetarit të bashkisë që nuk është në parlament që më bën të pranuar edhe nga opozita. Për mua nuk është merak, por që drejtuesja kryesore e opozitës të thotë “jam gjysmë për gjysmë me ty” është maksimumi. Se nuk mund të presësh nga opozita të të mbështesë 100%” – tha Veliaj. Mbetet për tu parë deri ku do të shkojë ky raport “miqësor” mes Veliajt dhe LSI-së. ©LAPSI.al

Lexo edhe: Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

Lexo edhe: Gazetarja ‘nxjerr zbuluar’ Veliajn: S’ka studim italian për prishjen e Teatrit Kombëtar, është thjesht një temë diplome nga studentët (VIDEO)

Lexo edhe: Video/ Fytyra e vërtetë e Erion Veliajt

Lexo edhe: Kur lali Eri shthuret live



7 Comments

  1. “Gruaja e Bilalit” po pergatitet te “vrase” pasardhesin . Vetem ideja qe mbas renies te tij , dikush tjeter mund t’i zeri vendin e ben qe te luaje mendsh , ndaj do tentoje ne cdo menyre qe ta sabotoje , qofte kjo edhe me kosto per Rilindjen dhe vete “gruan e Bilalit” . Suksesi virtual i Velise se fiqve e ben “gruan e Bilalit” qe ne alucinacionet e tij me te keqija te enderroje “arkivolin” tij bosh (politik) qe eshte duke e pritur ne cep te deres vertikalisht ….. dhe kjo gje e djersit nate per nate….. ne rastet kur nuk pi kokaine por fle gjume .

  2. O Bushat … fillove qe tani propaganden dhe diversjonet per te minuar nje ardhje te mundshme te Veliajt ne krye te PS ( nese nje gje e tille mund te ndodh ne te ardhmen) ?

    Keto anal_izat e tua tamam si parashikimet e fallxhoreve kur shohin filxhanin e kafese.

  3. kjo eshte deshire e ju te lapsit se sa informacion APO analize, fatkeqesisht Veliaj do jete kryeministri i ardhshem

  4. Ndryshimi i vetëm midis Ramës e Veliajt,, është se i pari është pasuruar nga gruaja, Linda e i dyti nga shitja e fiqve apo pensioni i mamasë. Të paktën këto janë deklarimet e tyre publike të pasurive.

  5. Kryeminister – thote fshatari i mahnitur me siper. Ky hipokrit duhet te ndricoje nje ore e me pare qelite per shkaterrimin perfundimtar te qytetit te Tiranes. Gjithashtu, t’ju vije turp ju gazetareve qe nuk e pyesni me per ate te shkretin 17 vjecar qe humbi jeten ne pastrimin e mbeturinave qe ky hipokrit ka dhene me koncension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *