• |
ide | kryesore

Gjirokastër, zbulohet biznes i paligjshëm në pronën e Komunitetit Mysliman

Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së sotme, Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik kanë kryer kontrolle në një pikë të palicencuar tregtimi mishi në rrethin e Gjirokastrës. Sipas AKU-së, në një ambient në pronësi të xhamisë (komunitetit mysliman), me vendndodhje “Lagjja e Zejtarëve”, Pazar, ushtrohej aktivitet i paligjshëm i tregtimit të mishit, nga shtetasi Bledar Guri. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte mish të pasigurt, pa certifikatë veterinare dhe dokumente të tjera shoqëruese.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Gjirokastër, menjëherë mori masën urgjente për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Ndërkohe u morën dhe masa e sekuestrimit të 43kg mish gjedhi dhe u bllokuan mjetet e punës: frigorifer, 2 peshore, makinë grirëse, 2 thika, 2 hanxharë. Këto të fundit me përfundimin e procedurave të shqyrtimit administrativ, kalojnë për ruajtje në rezervat materiale të shtetit.



1 Comment

  1. Do bejme shtet, de more de,, dhemene fund u kap armiku i kllases,,,,, nga keta na paska ardhur e keqia,,,,Po qeveriacfar po na jep me lehtesimet qe duhet ti beje biznesit? Shtrengim, gjoba, e taksa,,,,He mete lumte keshtu dobehet shteti.Ngordh ore popull se dite mete,,,,,,,,,,,, pj,,,,a do u vine.MOS PRISNI ME NGA KETA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *