• |
ide | kryesore

Imami: Berisha duhet të gjejë një zgjidhje për PD-në

Lajme, Të fundit



Ish-ministri dhe ish-deputeti Arben Imami i ftuar në studion e AbcNeës ka deklaruar se në Partinë Demokratike “frenat” duhet t’i marrë Sali Berisha. Imami thotë se me Lulzim Bashën nuk ka më shpresë.

“Berisha është personaliteti më i rëndësishëm në këtë parti. Për mbi 20 vjet ka qenë drejtues i saj dhe i vetmi ndoshta që nëse dështojnë të gjitha mjetet, nëse shteron edhe koha dhe s’ka më kohë mbase, duhet të gjejë mënyrën, rrugën për të ndikuar më fort, më mirë, më seriozisht në këtë proces. Se çfarë dhe si, është çështje e tij, jo e imja. S’mund t’i caktoj unë zotit Berisha një detyrë të tillë. Sa më i rëndësishëm personaliteti, aq më të mëdha janë përgjegjësitë” – tha Imami.

“Nëse në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha hyn me këtë filozofi, PD nuk e merr më veten. PD s’mund ti humbë në mënyrë skandaloze zgjedhjet e ardhshme. E kuptoj që s’mund t’i fitojë, por s’mund t’i humbë në mënyrë skandaloze” – tha Imami që ka artikuluar edhe mundësinë që Basha të japë dorëheqjen nga partia. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Z.Imami më shumë se cilido personazh i lëvizjes demokratike që solli përmbysjen e sistemit diktatorial enverist, nuk e ka të drejtën morale që të fshihet pas Berishës, për të sulmuar Bashën.
    Është i fotografuar e filmuar si “gjenerali” hypur mbi tank, që së bashku me “vullnetarët e Enverit”, ishte protagonist i revolucionit bollshevik të 97-tës, për të përmbysur presidentin e asaj kohe Berishën, e për të rrëzuar me dhunë pushtetin e Partisë demokratike.
    Ate që bëri me Berishën në 1997, po e bën njëzet vjet më vonë me liderin e ri të PD me formim perëndimor, vetëm për motive personale egoiste protagoniste.
    E fali Berisha në 2005 dhe e risolli në PD.
    Po këtë bëri edhe Basha që e ftoi që të merte pjesë në analizën e ristrukturimin e PD pas humbjes së zgjedhjeve të 2017-tës, ku padyshim një rol negativ pat luajtur vetë me disa kolegë të tjerë që i erdhën në ndihmë propogandave të Edi Ramës.
    Nuk e kemi dëgjuar asnjerin nga Imamët qejfmbetur në karrierën e PD, që të thonë se çfarë do të kishin bërë ata ndryshe nga Basha, në kushtet kur Rama me qeverisjen e tij kishte thyer rekordet e trafikut të kanabisit në Europë e pjesë e burokracisë europiane e deri dipllomacisë amerikane, mbyllën sytë e veshët për drogën, e mbështesnin hapur Ramën deri në deklaratat e pashëmbullta, për ta rikthyer Shqipërinë përsëri në një vend me sistem një partiak socialist.
    Çfarë duhej të bënte Basha ?
    Mos duhej që edhe ai si Imami ti hypte tanksit e ti bënte thirrje shqiptarëve jo vetëm për luftë civile, por edhe kundër perëndimit ?

  2. Kukuvajkat e korbat e enverizmit nuk dijnë të arsyetojne e të bëjnë debat normal prej njeriu, por vëç bëjnë krrau-krrau-krrau e me këtë kujtojnë se kanë “komentuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *