• |
ide | kryesore

KESH i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë për përmbytjet në Shkodër

Lajme, Të fundit



Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë të reja për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Në njoftimin e KESH thuhet se ky institucion solidarizohet me operacionet e gjithanshme të strukturave shtetërore që po menaxhojnë vështirësitë e krijuara në zonën veriore të vendit nga reshjet e dendura dhe të tejzgjatura të muajit Mars 2018.

“Organet drejtuese të Korporatës i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milionë lekë të reja si kontribut për përballimin e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulura. Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrave hidroenergjetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjetike brenda përgjegjësisë së saj ligjore dhe përcaktimeve rregullatore, po bashkërendon informacionin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qendror dhe lokal dhe emergjencat civile”, njofton KESH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *