• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Flirt me PS? Ju tregoj çfarë po ndodh me opozitën

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan nëse ka një flirt mes partisë së saj dhe PS-së së Edi Ramës në prag të zgjedhjeve lokale. E pyetur nëse ka ndonjë flirt politik mes LSI dhe PS, Kryemadhi mohoi prerazi se nuk ka asnjë lëvizje “underground” në këtë drejtim.

“Nëse do të ishim të prirur për të pasur flirtim apo bashkëpunim me kartelin e drogës dhe grupet kriminale, atëherë s’kishim pse të dilnim më vete në zgjedhje. Me socialistët e ndershëm kemi komunikim, por s’kemi asnjë komunikim me lidershpin e PS-së”, – tha Kryemadhi e cila shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me Edi Ramën pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *