• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama përgjon Metën me paisjet përgjimi të ardhura në vend para 4 muajsh

Arkiva



Ilir Meta është përgjuar nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Deklarata e papritur është bërë nga Monika Kryemadhi në studion e Opinion.

Kryemadhi zbulon se janë sjellë edhe aparatura të reja në Shqipëri për këto përgjime.

“Pse ju duket kaq çudi? Jam sjellë aparatura para 4-5 muajve dhe janë zhdoganuar në pikat e kalimit kufitar.

Mediat investigative, ka edhe shërbime të huaja që e dinë shumë mirë, që Kryeministria përmes elementëve të caktuara kanë marrë aparatura që përgjojnë.

Ilir Meta kur ishte Kryetar i Kuvendit është përgjuar nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Përgjohet edhe sot, edhe unë përgjohem, s’ka asnjë gjë të keqe” – u shpreh Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *