• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Shkodër, mbi 5 mijë hektarë tokë nën pushtetin e ujit

Lajme, Të fundit



Mbi 5 mijë hektarë tokë në Shkodër janë nën pushtetin e ujit. Fshatra të tëra janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës, ndërsa dhjetra familje kanë braktisur banesat për shkak të rrezikut që u kanoset. Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative të kësaj bashkie, ku problem më vete është edhe mungesa e ushqimit dhe kushteve të përshtatshme për bagëtinë. Gjatë natës së kaluar niveli i ujit në liqenin e Shkodrës u rrit aq shumë sa doli në rrugë, duke përmbytur biznese e shtëpi aty pranë. Ironike në këtë situatë është fakti se banorët e përmbytur s’kanë marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010-2011. Përmbytjet ripërsëriten, masa nuk merren dhe as dëmshpërblimet nuk duken gjëkundi. Situata pritet të përkeqësohet duke qenë se sonte gjatë natës dhe ditën e nesërme do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *