• |
ide | kryesore

Policia sekuestron 15 mijë euro cigare kontrabandë në Shkodër, 4 persona në pranga

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka arritur të ndalojë një rast të kontrabandës së cigareve, kësaj here me një vlerë prej 15 mijë eurosh.
Operacioni “Vijimësia” ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 90 kolish cigareje. E përkthyer në para, shuma kap shifrën e 15 mijë eurove. Në pranga kanë rënë 4 shtetas, të cilët kryenin dhe kontrabandimin e cigares nga Mali i Zi drejt Shqipërisë përmes pikës kufitare të Malësisë së Madhe.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni “VIJIMËSIA”

Ndalohen 4 shtetas për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë

Sekuestrohen koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete

Në datë 21.03.2018, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan me sukses operacionin policor ”Vijimësia”.

Si rezultat i ketij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

– Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.

– Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.

– Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.

– Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Ata janë ndaluar

pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:

• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme

• 7 telefona celular

• 14.675 euro

• 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *