• |
ide | kryesore

Publikohen ftesat e dasmës së çiftit mbretëror Meghan-Harry

Paparazzi, Slider



Dasma e familjes mbretërore po afron dhe pasi kanë zgjedhur tortën, princ Harry dhe Meghan Markle kanë dërguar edhe ftesat. Kensington Palace njoftoi të enjten, se ftesat janë nisur te rreth 600 njerëz. Të ftuarit do të marrin pjesë në ceremoninë në kishë dhe në drekën e organizuar nga mbretëresha. Por vetëm 200 njerëz janë ftuar në pritjen që do të bëhet në darkë, në Frogmore House, e organizuar nga princ Charles.
Ftesat u prodhuan nga Barnard and Westwood dhe duken po aq të magjishme, sa ç`mund t`i kishim imagjinuar. Ato janë të shkruara në ngjyrë të artë dhe të zezë dhe u stampuan me një makinë të vitit 1930. Po ashtu, ftesat përmbajnë edhe simbolin e tre puplave, të princit të Wales. Simboli është printuar në letër angleze me bojë të artë amerikane.

Dasma mbretërore do të mbahet në 19 maj, që prej ditës që u vendos data e gjithë vëmendja është përqëndruar te dasma dhe te çifti Meghan-Harry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *