• |
ide | kryesore

Rrahën dhe qëlluan ndaj prostitutave rumune, arrestohet në Itali ‘tigri’ shqiptar dhe miqtë e tij

Lajme



4 shqiptarw u arrestuan ditwn e sotme nw Itali pasi akuzohen se kanw dhunuar dhe shrytwzuar pwr prostitucion disa vajza.

Shqiptarwt, identiteti i tw cilwve nuk bwhet i ditur, janë denoncuar nga disa prostituta të cilat ushtronin aktivitetin e tyre në zonën e Stupinigit.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2016 ku disa vajza, të cilat shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, janë dhunuar nga shqiptarët pasi ato iu kishin zënë rrugën e cila ishte ‘zaptuar’ nga shqiptarët për vajzat të cilat ata kishin nxjerrë për të punuar në llogari të tyre.

Policia në Moncalieri arriti të gjurmojë të rinjtë edhe pse iu deshën plot tetëmbëdhjetë muaj punë për t’i kapur.

Mediat italiane shkruajnë se 4 shqiptarët të akuzohen për induksion dhe shfrytëzim të prostitucionit, lëndime të rënda personale dhe dhunë private. Gratë rumune ishin rrahur dhe kërcënuar se u vendosën në vende të zëna me vajza të tjera të cilat ushtronin të njëjtën punë aty.

Një nga të dyshuarit, njihej me emrin “tigër” për agresivitetin e tij, i cili kishte kërcënuar rumunet për të lënë rrugën por që ishin refuzuar nga këto të fundit.

Ato u goditën në mënyrë barbarë u goditën me shkopinj dhe shufra hekuri, ku më pas për ti trembur ata kishin qëlluar me armë në ajër.

Katër shqipatërt tani do të përballen me akuzat shfrytëzim prostitucioni dhe ushtrim të dhunës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *