• |
ide | kryesore

Si dukej Rudina Magjistari para 15-të vitesh (Foto)

Paparazzi, Slider



Mund të mos e pëlqesh gjithmonë, mund të të duket herë shumë klasike, herë tradicionale, ashtu si edhe herë moderne e më e guximshme, por asnjëherë nuk mundet t’i kalojë kornizat që Rudina ia ka vënë vetes prej vitesh. Si edhe në fillimet e saj, është kujdesur që të bëjë televizion me programet dhe përmbajtjen e tyre, ndaj, nëse do t’i gjykosh veshjen, bën gabim që në fillim.

Si një prej personazheve që numëron dekada në ekran, Rudina Magjistari, në vitet e para të karrierës së saj, edhe me vitet e rinisë, ka guxuar më shumë me stilin. Shumë prej atyre që e kujtojnë, mbajnë mend, me siguri, edhe spektaklet në të cilat Rudina guxonte me veshjen.

Sot, pas më shumë se 20-vjetësh nga ky rrugëtim artistik, është e natyrshme që Rudinën, ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur që janë bërë pjesë e ekranit në moshë shumë të re, t’i gjykosh ndryshe, qoftë edhe nga veshja.

Vetë Rudina i ka të rralla postimet virtuale me foto e video nga programet e saj të hershme, por kur kjo ndodh, i gjithë rrjeti shpërthen në komente.

Po këto foto? Është po ajo Rudina që njohim e ndjekim çdo ditë nga ekrani, por shumë vite më parë. Gjatë spektaklit “Maratona e Këngës Popullore” moderatorja përfitonte nga rasti edhe të pozonte para aparatit me veshje krejt të ndryshme nga ato të studios që ka sot.

Fustanet e gjatë, transparentë e paksa provokues, janë vetëm një element i dukshëm në veshjet e Rudinës, por gjithçka duket në përshtatje të plotë me natyrën e programit që prezantonte, madje shpeshherë duke zgjedhur edhe kombinime me veshje tradicionale.

Fotot e papublikuara më parë, të sjella nga “Metropol24” janë bërë sot virale për të rikujtuar imazhin e njërës prej moderatoreve më të dashura të publikut.

Me apo pa analizë, stili i Rudinës, pa dyshim si edhe i shumë moderatoreve të tjera, në kohë dhe në vite ka ndryshuar dhe është rifreskuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *