• |
ide | kryesore

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Lajme, Të fundit



Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fitore për Prishtinën.

Media ruse shkruan se Gjermania i ka kërkuar Prishtinës që menjëherë të miratojë Zajednicën, ndërsa Beogradit i kërkon që të pranojë statusin e vëzhguesit të Kosovës në OKB.

Sipas “Sputnik” Berlini ka bindur Brukselin që ta vendosë pranimin e Kosovës në OKB, si pjesë e axhendës Prishtinë-Beograd.

“Perëndimi ka vendosur qartazi të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të vitit dhe Gjermania ka urdhëruar Beogradin që të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB. Si fillim, si anëtar me të drejta vetëm vëzhgimi dhe pastaj me të drejta të plota”. 

Sputnik i referohet ndërkaq disa qarqeve politike në Beograd, sipas të cilave këtë propozim do ta bëjë ministri i ri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, i cili sot viziton Beogradin.

Kjo vizitë bëhet një ditë para takimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Sputnik shkruan se Berlini nuk e fsheh qëllimin e tij për të patur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruar deri në fund të vitit, dhe shton se Gjermania e ka harmonizuar këtë nismë me SHBA-në, e cila ka qenë veçanërisht aktive kohët e fundit kur ajo vjen në Kosovë.  

Plani që do të ofrojnë gjermanët është modeluar duke ndjekur shembullin e Palestinës, e cila fitoi të njëjtin status në OKB në 2012, ndërsa do të bëhet anëtare e plotë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin.

sptunik



1 Comment

  1. mbeti per te thene nga praktika faktet dhe raliteti pastert ,qarte prere,per te gjith ,fetarisht shkencerisht dhe praktikisht ,drejtesia te drejtat njerzore respektimi dinjitetit njerzore eshte rruga paqes ,kurse padrejtesia eshte pa fryt rendimet ajo nuk ka asnje dobi vec demit zbehjes frenimit dobive konfrontimit dhe shkatrrimit,,te drejtat historikisht shqiperin vet evropa e coptoj ne gjasht shtete,kete cfar ndolli kostot po i ndjeme te gjith ngado zonja merker si e vlerson drejtesin apo padrtejtesin ,po ashtu dhe cdo ide dhe veprim qe nuk eshte i drejte ,cfar qellimi kan evropa duke ditur qe padrejtesia eshte porta problematikave dhe luftrave nder breza dhe drejtesia porta paqes ,gjermanin e coptuan por e lejuan te bashkohet e drejta nuk eshte dem por dobi perse ato qe na coptuan nuk i kontribojne paqes ,me njohjen dhe venien ne vend te drejtave te shqiptreve por i sherbejne luftes duke i coptuar,ne shtete dhe lene perjetesisht ne probleme me tjeret,perse shqiptaret nuk i bashkojne ne nje shtet ne natyralitetin e vet ,shqiptaret nuk meritojne padrejtesine por asqe duhet ta pranojne padrejtesin nese veprohet me kushte dhe jo me te drejte hak ,ju vet ballkanit dhe vetes po i fusni flaken sepse nese ju gjerat i beni objekt pazari dhe interesi ,kjo shkakton ashpersi dhe konkurence ku nese kina ne 3,,4 vite behet superfuqi te paret shqiptaret do lillen me to si objekt interesi ku do te demtoheni dhe ju vet si do gjykoni do gjykoheni ,sot keni rrallen ju nese do tu paragjykoj dikush tjeter ju ,ju kujtoj behuni te drejte dhe deshironi per tjetrin ate cfar deshironi per veten ,behuni te dobishem ne dobin tuaj duke u bere te drejte dhe dobishem per tjeret mendoni per veten drejte mire qe te mos zhgenjeheni ,jan te mjaftueshem 1 shekull per tu bindur se cfar u bet shqiptareve ,dhe cfar borxhi u keni ju ftoj mos hyni me shum ne borxh askush me ne se nuk jemi as siria as egjipti as avganistani por jemi populli ilir ne zemer te evropes ku nese tundemi ne do shkundet evropa por nese tentoni te na ktheni objekt pazari dijeni se ne pak kohe do diskutpoheni ju nga tjeret ,zoti keshtu gjerat i krijoj mos i shihni gjerat nga dobesia rrethanat favoret interesat shihni nga vlerat e drejta ,thelbi domosdoshmerit ,sepse vetem keshtu arrini ate cfar ndieni vetem me drejtesi hak vjen paqa ne te kunderten padrejtesia dhe lufta i perfshin te gjith ,uroj kuptim te shendeteshem per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *