• |
ide | kryesore

Tentuan ta godisnin me thikë, flet trajneri i U17 i Tiranës, Migen Memelli: Jam i tronditur

Sport



Pak minuta pasi u godit me grushte nga babai i një prindi, reagon trajneri i Tiranës U 17, Migen Memelli. I pyetur nga mediat ai u shpreh se është i tronditur nga kjo që ndodhi.

Sipas tij një person e ka goditur disa herë me grushte dhe ka tentuar ta qëllojë edhe me thikë.

“Jam në një gjendje të rënduar psikologjike, u godita me disa grushte në fytyrë dhe tentoi të më gjuante me thikë. Personi në fjalë quhet Abdyl Çejku, hyri në fushë dhe më qëlloi”, – tha Memelli.

Trajneri i Tiranës u godit me grushte nga prindi i një futbollisti pasi Memelli nuk e kishte futur djalin e tij në fushë. Ngjarja ndodhi në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *