• |
ide | kryesore

Vilma Masha drejt altarit

Paparazzi, Slider



Vilma Masha një prej emrave më të pikatur në gazetarinë sportive. Prej vitesh njihet si një prej figurave kryesore të “Supersport” në Digitalb. Përveç prezantimit Vilmën shpeshherë e kemi parë edhe si modele. Kujtojmë që ka qënë pjesë e kompeticioneve të bukurisë.

Duke e ruajtur plot fanatizëm sferën private, ajo shpesh i është shmangur pyetjeve direkte që kanë të bëjnë me çështjen e ndjenjave. Por, ja ku na vjen një surprizë shumë e bukur. Moderatorja ka vendosur t’i jap fund beqarisë, për të kurorëzuar në altar, lidhjen e saj disa vjeçare me njeriun e zemrës. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Vilma ka rrëfyer se shumë shpejt do të vesh fustanin e bardhë duke plotësuar kështu një nga ëndrrat më të bukura që një femër ka në jetën e saj. Vilma është shprehur gjatë emisionit se partneri i saj, ka jetuar prej 13 vitesh në Romë dhe aktualisht punon në në bankë. Përveç planit për martesë, ajo nuk e ka fshehur edhe synimin më të afërt, atë të një fëmije pse jo!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *