• |
ide | kryesore

48 orë vendimtare për shëndetin e ish-ministrit, Luan Hajdaraga

Lajme, Të fundit



Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kish vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti. Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemoragjia është ndodhur në doganën e Qafë-Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për tu transportuar më pas për në reanimacionin e Neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekeve.

Burime të “BalkanWeb” nga klinika e Neurologjisë bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se me të mbërritur në QSUT, kanë shkuar për tu gjendur pranë tij eksponentë të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama./BW/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *