Terrorizmi godet sërish në Francë. Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur gjatë një pengmarrje të ndodhur në jug të vendit në një supermarket Super U në Trebes, në lindje të Carcassonne. Pengmarrësi pretendon të jetë anëtar i grupit terrorist ISIS. Ka ende shumë paqartësi rreth ngjarjes.