• |
ide | kryesore

Basha inspekton zonat e përmbytura në Shkodër: Situata po shkon drejt përkeqësimit

Lajme, Të fundit



Sot, kreu i PD, Lulzim Basha pritet të inspektojë zonat e përmbytura në Shkodër. Basha ka mbërritur në Shkodër rreth orës 11:15 të ditës së sotme për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve, ndërsa do shoqërohet nga drejtuesit lokalë.

Ndalesa e parë e kryedemokratit do jetë në Dajçi, ku pritet të ketë edhe një prononcim për mediat. Kujtojmë se kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe opozita kërkojnë shpalljen e emergjencës në Shkodër, por qeveria e ka refuzuar.

Nga ana tjetër, situata në Shkodër paraqitet mjaft alarmante pasi sipërfaqja totale e përfshirë nga uji ka arritur mbi 5000 ha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *