• |
ide | kryesore

Blejnë të dhënat e qytetarëve italianë, nisin verifikimet për “call center”-at në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Media italiane “Il Tirreno” zbuloi një skandal të vërtetë me tregtinë e paligjshme të të dhënave personale të qytetarëve italianë nga ana e shoqërive call center që operojnë në Shqipëri.

Sipas investigimit, rezulton se persona apo menaxherë të shoqërive call center në Shqipëri blejnë në mënyrë të paligjshme të dhëna personale, numra telefoni, adresa banimi apo adresa emali me vlerë 8 cent deri në 1 cent për cdo njërin prej tyre. Paketa e shitjes nis me minimumin e 500 mijë numrave.

Ndërkohë Autoriteti për Garantimin e Privatësisë në Shqipëri ka nisur verifikimet për këtë çështje.

“Së pari, thuhet në përgjigjen e palës shqiptare, falenderojmë të përditshmen italiane për investigimin e kryer mbi tregtimin e paligjshëm të numrave të telefonit.”

“Pasi kemi analizuar të gjithë artikujt e publikuar, shkruan Autoriteti Shqiptar i Privatësisë, arritëm në konkluzionin se bëhet fjalë për një fakt mjaft serioz e që kërkon një vëmendje të vecantë e një impenjim maksimal nga ana jonë si dhe nga ana e Autoritetit italian të Privatësisë. Deri më tani asnjë tregues mbi tregtimin e paligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve italianë nuk ka cuar në vëmëndjen e autoritetit tonë prandaj ju falenderojmë dhe një herë mbi informacionin e dhënë ndaj këtij fenomeni” thuhet në letrën e autoriteteve shqiptare që pohon se “do të nisë një hetim administrativ ndaj çdo sipërmarrje tregtare apo menaxher të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *