• |
ide | kryesore

Djali i William Levy “çmend” fansat

Paparazzi, Slider



William Levy mbetet prej vitesh fiksimi i vajzave që kanë ndjekur telenovelat e famshme latine ku ai ka qenë gjithnjë protagonisti kryesor.

Jeta private e aktorit 37-vjeçar ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së medias dhe prej disa vitesh ai është i martuar me aktoren Elizabeth Gutierrez.

William dhe Elizabeth kanë dy fëmijë së bashku, djalin Christopher Alexander Levy dhe vajza Kailey Alexandra Levy.

Djali 12-vjeçar i ngjan shumë aktorit e këtë e ka vënë në dukje edhe vetë William në një foto të postuar në Instagram ku shkruan: “Mini-unë, djali im, kampioni im”.

William dhe Christopher kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë babë e bir e kjo shihet edhe nga fotot ku i vogli e shoqëron të atin kudo ndërsa vajza duket më e lidhur me mamanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *