• |
ide | kryesore

Ilary Blasi heq dorë nga “Grande Fratello”

Paparazzi, Slider



Nëse thua “Grande Fratello”, ke thënë bashkë me të edhe Ilary Blasi. Një nga imazhet më të njohur të ekranit italian dhe i pari imazh sa herë nis reality show, në fakt, këtë vit nuk do të jetë më.

Mediat italiane kanë zbuluar gjatë ditës së sotme se ‘Grande Fratello’, ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të prezantohet nga një personazh i rikthyer në shtëpinë e saj. Nuk dihet pse moderatorja Ilary Blasi nuk është rizgjedhur për edicionin e ri të këtij reality, por menjëherë ka dalë emri i prezantueses së re.

Në Mediaset, këtë vit do të rikthehet prezantuesja e hershme spektaklit, Barbara d’Urso. Duket se edhe Barbara është një personazh i munguar i publikut, ndaj edhe lajmi i ri ka gëzuar shumë fansat e moderatores së njohur.

Lajmin e ka bërë publik edhe vetë Barbara në programin e saj të pasdites në Canale 5.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *