• |
ide | kryesore

Krahasimi/ A e transformon dot Monika edhe politikën si pamjen e jashtme?

Arkiva, Kryesore



Ndryshe nga personazhet e zakonshëm që ulen në platformën e së enjtes në “Opinion”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka tërhequr më shumë vëmendjen në faqet rozë sesa për qëndrimet e saj politike.

Ende pa filluar emisioni, në Facebook u shpërndanë disa foto dhe video të Kryemadhit duke bërë grim. Më pas tituj të tjerë iu kushtuan faktit se ajo kishte shpënë ëmbëlsira në TV Klan me rastin e ditës së Sulltan Novruzit. Ndryshimi radikal i lookut të Monikës, veshja e saj me një kostum të kuq, frizura dhe grimi tërhoqën vëmendjen e mediave rozë.

Kështu Revista Class e drejtuar nga Alketa Vejsiu, shkroi: “Ajo që ra në sy tek të gjithë, ishte pikërisht eleganca e pashoq, një tipar ky i dukshëm në çdo detaj të pamjes së saj. Monika Kryemadhi dukej në super formë fizike dhe një zonjë mjaft e kuruar, që i mahniti të gjithë. Sa i takon veshjes ajo nuk kishte gabuar në asnjë moment në zgjedhjen e saj. Kostumi i kuq, dhe këmisha në nuancë pastel me fruda në pjesën e parme, ishte gjetje shumë e veçantë nga ana e saj. Ndërkohë që edhe në portret ajo shkëlqente sakaq. Me një grim me tonalitet neutral, me frizurën e veçantë dhe tiparet e qarta, Monika na konfirmoi edhe njëherë se është në një top formë totale. Edhe pse një politikane me axhendë të ngjeshur aktivitetesh ditore, mama e tri fëmijëve dhe bashkëshorte e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me sa duket asgjë nuk e zmbraps në dëshirën për t’u dukur elegante dhe e kuruar në tërësi. ”

Nuk ka pa dyshim se pas ndërhyrjeve të fundit estetike, Kryemadhi e ka fituar betejën e imazhit. Por duket se për të më shumë preokupim duhet të bëjë një betejë tjetër, ajo politike. Sepse ajo nuk është më gruaja që e ftojnë në televizione si bashkëshortja e Ilir Metës, por kryetarja e partisë së tretë më të madhe në vend. Dhe si e tillë paraqitja e saj kaloi pa ndonjë mesazh të rëndësishëm. Madje gjatë emisionit pati deklarata që më shumë i ngjajnë bisedave të kafeneve. Kryemadhi deklaroi se në parlament ka deputetë socialistë që duan ta rrëzojnë Edi Ramën dhe megjithëse një gjë e tillë është e pabesueshme për shumëkënd, ajo nuk denjoi të japë asnjë provë për këtë pohim. Ajo deklaroi gjithashtu se qeveria e mban në përgjim dhe megjithëse nuk serviri asnjë provë shtoi me lehtësi: “edhe Ilir Meta përgjohet si bashkëshorti im, jo si president”.

Grabitja e LSI-së, nuk është punë Rusie, por rrëmbim tepsie

Lidhur me arrestimin e drejtorit të rrugëve të LSI-së Xhika, Kryemadhi serviri një skemë të ngatërruar se ai qe goditur pasi Taulant Balla me Damian Gjiknurin nuk dinin të ndanin paratë e korrupsionit me njëri tjetrin, por as nuk denjoi të shpjegonte se ç’lidhje ka kjo gjë me arrestimin.

Kryemadhi foli me një lehtësi të pabesueshme, se partia e saj mund t’i rrëmbente kur të donte 7- 8 deputetë socialistëve dhe nuk dha asnjë shpjegim bindës për rrjedhjen masive që po pëson partia e saj në këshillat bashkiake. Ajo u mjaftua ta quajë këtë vetëm një teatër të vjetër.

Pra në konkluzion, po aq sa ndriti me imazhin dhe lookun e saj, po aq zhgënjeu kryetarja e LSI-së me qëndrimet politike. Dhe sfida e saj reale tani është që të transformohet edhe politikisht ashtu sikurse ka arritur t’ia dalë fizikisht.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Ti si “Gazetar” i PAAFTE per mos te te thene GAZETARUC vertet te duket Titull Interesant dhe Ja Vlen qe kete Kryetare te Partise Familjes Meta ta trajtosh apo te shkruash ne kete Kendveshtrim! Mendoj se per kete dhe Burrin e Saj ka SHUME E SHUME FAKTE ME AKUZA TEPER TE FORTA per HAJDUTERI dhe PASURI MARRAMENDESE qe Duhej Me Mire te Fliste Burgu se sa Faqet e para te Gazetave! Kaq per Zemer e Keni qe nje FAMILJE HAJDUTESH TE SUNDOJ SHQIPERINE!? Nuk ka dite qe Popullit po i Servirni Me Force nga mundesia qe ju eshte dhene se Kjo na qenka Femer apo BUKURIA BIBLIKE e Shqiperise dhe JO SHEMBELLTYRA E SE KEQES nga te gjitha Kendveshtrimet por sidomos e VJEDHJEVE GALOPANTE….!? SI NUK DOLI NJE GAZETAR I VERTET TE SHKRUAJ PA FRIKE dhe me Fakte po te doje ben dhe Investigime dhe do te Dale ne Konkluzionin se per KETE FAMILJE DO TE DALIN XHEVAHIRE TE PAIMAGJINUESHME! POR KUSH TA BEJE….secili gazetar SHIKON interesin dhe xhepin dhe JO PROFESIONIN!

  2. per te krijuar moniken e sotme nga ajo qe ishte deri dje (kur hyri ne politike) , duhen jashtezakonisht shume shume para. Si u bene keto para ? Ja ku jane faktet . Prokuroret skane nevoje per prova te tjera , lerini vilat pronat etj, ky eshte fakt qe e shohn te gjithe.

  3. Vetingu- Vetingu, tha.
    Do ju vije Vetingu!!, I kercenojne. E di pse?
    Qe nga frika b… te pranojne ta bejne ket vend Xhungel- qenef!. (E pate si e kercenuan dy vjet thacin, limajn, haredinin etj me Hage,
    Dje e hudhen firmen per ‘demarkacionin’.

    Urime Kosova!, I thane.
    Vaj me det.
    Ja pse I mbajne KETA hora. Peshku modh – Vetiiiingu!, tallin b… Kinezçe
    A thu se s’jane ne faqe te Tera banditizmat, krimet, qelbesirat … e s’ja tefterosin njeri-tjetrit perdite!
    Ej multi-Thiatro!
    Te na rroje Demonkratia!!!

    Do u bejem Shqiperine e MADHe!!!!!!, na prrallojne, e
    knej fut e bjer, rip e grabit!!

    Keshtu e me tutje ne delet.

  4. Duke lënë mënjanë paragjykimet por edhe ndonjë përceptim të drejtë për pasurimin e dyshimtë të Monikës e Ilirit, çfarë tha ajo në studion e Opinionit që nuk është e vërtetë ?
    Nuk është e vërtetë se Rama nëpërmjet Tahirit ka përgjuar kundërshtarët e tij politikë ?
    A nuk ishin mediat shqiptare ato që komentuan faktin se Tahiri kishte marë një aparat përgjimi e qe u përdor nga policia ?
    Për kalimin e disa këshilltarëve të LSI në PS, ajo tha se është një histori e vjetër.
    A nuk janë blerë me paratë e drogës 20% e votave të zgjedhjeve të fundit, e këtë nuk e ka thënë vetëm Monika e “SHQUP-i”, por edhe nga vëzhguesit e OSBE.
    Kur janë blerë me para me qindra mijëra votues, a thua se me këto para droge në Shqipëri nuk mund të blihen nja 20 këshilltarë të LSI e disa qejfmbetës të PD ?
    Nuk e di se sa e sinqertë është Monika në autokritikën e saj se LSI e ka dredhur bishtin sa nga PD, aq edhe nga PS.
    Por nuk mund të pretendohet se ajo tha një të pavërtetë duke pranuar gabimet e partisë së saj..
    Sa i takon përshkrimit të portretit moral e politik të Ramës, çfarë tha ajo më pak apo më shumë se çfarë ka shkruajtur Lapsi e media të tjera për te ?
    Së fundi paragjykimi primitiv alla shqiptar se ajo e mban freskinë e hijeshinë e saj si femër, vetëm se ka shumë para, mund të them se le të lyhet e përlyhet sa të dojë një femër e shëmtuar e tualeti nuk mund ta ndryshojë pamjen e saj të jashtëme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *