• |
ide | kryesore

Largohen dy mercenarë pukjanë nga LSI-a edhe ata i shqetëson Rusia

Të fundit



Pas largimit ditën e djeshme të katër këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Shkodrës, pas largimeve të Vlorës, Belshit, Fierit dhe Kurbinit edhe sot dy
këshilltarë të tjerë në Bashkinë Pukë kanë deklaruar se janë larguar nga LSI. Më anë të një deklaratë për mediat, e cila është botuar në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë në Facebook, bëhet me dije se
dy këshilltarët që përfaqësonin LSI-në, tashmë do të bashkohen me PS-në. Bashkia e Pukës njofton se janë dy këshilltarë të LSI që i bashkohen PS, Ndue Lala dhe Artan Lazri.
Ata e lidhën largimin e tyre me bashkëpunimin që LSI po bën me PD dhe si gjithë të larguarit e tjerë e quajtën të padurueshëm faktin se “LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reformave transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në
një teatër përplasjesh dhe destabiliteti” thuhet në deklaratën e të larguarve Ndue Lala dhe Artan Lazri. 

©Lapsi.al

 

Grabitja e LSI-së, nuk është punë Rusie, por rrëmbim tepsie

 



3 Comments

  1. Ironia eshte e lehte te behet por jo per ata qe kane humbur njerez ne vitin 1997 dhe cfare pasoi me tej. Kush i solli firmat piramidale ne Shqiperi? Nuk po them rusia sepse nuk e di por se mund te kene qene komshinjte tane rreth e rrotull qe kan futur hundet, kjo eshte shume e mundur, per te mos thene e sigurte.

    Luli e ka te thjeshte fare, te shkoje ne prokurori, perpara se ta therrasin, dhe te shpjegoje ku i mori 625 mije euro? Pastaj te tjerat jane llafe. Dhe keta te LSIse qe po ikin, nuk po ikin per Rusine, kjo s’do mend as kalem.

  2. Po keta robqime adn,genin,gjenezen,origjinen i Kane ruso-sllave e sot na bejne patriotet.Po te MOS ishin ruso-sllavet,sot nuk do i kishim neper kembe keta komunista moterqime.

  3. He me ju lumte,,, Kur ju ben thirrje partia, ju tradhtoniedhe femijte tuaj,familjet tuaja, vehten tuaj se per atdhe as qe diskutohet, sepse komunistet nuk kane atdhe, por jane internacionaliste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *