• |
ide | kryesore

Meghan Markle: “Çfarë nuk më pëlqen tek Prince Harry”

Paparazzi, Slider



Meghan dhe Harry janë çifti më i përfolur i momentit dhe dasma e tyre ka marrë vëmendjen e gjithë mediave. Ndërkohë që ata përgatiten për dasmën dhe për të krijuar një familje, Meghan rrëfen për pakënaqësirat e saj. Ajo ka disa gjëra që nuk pëlqen te Harry dhe ka arritur ta bindë atë t`i ndryshojë.

Meghan i ka kërkuar Harry-t të lërë duhanin, mos të konsumojë më alkool dhe t`i rikthehet formave që ka pasur. Një burim ka treguar për New York Daily News, se një nga arsyet që Harry e ka ndërprerë pirjen e duhanit ka qenë pikërisht fakti se ai dëshiron të bëhet baba. Ai gjithashtu është ushtruar dhe ka humbur disa kilogramë që prej dhjetorit.

Nga ana tjetër, Meghan del për vrap dhe bën joga, si dhe ushqehet shëndetshëm, ndryshe nga Harry i cili preferon ushqime të shpejta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *