• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Momenti kur familja njoftohet për vrasjen e 20 vjeçarit në grabitjen e Fierit

Lajme, Të fundit



Xhuljano Sollaku-20 vjeç, i cili u vra gjatë përplasjes me armë me policinë, pasi bashkë me tre shokët e tij sulmuan një shtëpi në Fier për ta grabitur, është nga Labinoti i Elbasanit.

ABC News shkoi në shtëpinë e tij dhe gjeti familjarë të tronditur. Sa kishin marrë lajmin se i vrari në Fier ishte njeriu i tyre gratë nisën të vajtonin. Siç shikoni dhe nga pamjet, njërës nga gratë e shtëpisë i bie të fikët në rrugë.

Xhuljan Sollaku, 20-vjeç është një prej grabitësve, i cili një natë më parë mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë. Ai është fëmija i dytë i Dhimitër dhe Tefta Sollaku nga Katund i Ri, Elbasan. 20-vjeçari ishte personi i cili qëlloi me dy pistoleta në drejtim të bluve të Fierit.

Sollaku, sëbashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje. Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.

Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

Dyshohet që edhe dy autorët e tjerë, tashmë të shpallur në kërkim, të jenë nga fshatrat e Elbasanit./abcnews.al



3 Comments

  1. C’ jane keto video qe publikoni. Si lejohen keto video te postohen. Tju vije turp per nivelin e gazetarise dhe lajmeve qe prodhoni. Ky nuk esht lajm, ky esht disa like me shum ne kurriz te vuajtjeve te njerezve. Turp per redasksine tuaj qe lejojne shqaqen e ketyre lloj lajmeve. Kemi frike te vdesim tani se do jemi ne faqet e ketyre pseudo gazetave per dit me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *