• |
ide | kryesore

Pas flirtit në “Brit Awards”, Dua dhe Calvin Harris në bashkëpunim

Paparazzi, Slider



Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa është në kulmin e suksesit dhe gjithë vëmendja e mediave është tek ajo. Pas disa këngëve të suksesshme, ajo pritet që shumë shpejt të vijë me një bashkëpunim të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me DJ e famshëm Calvin Harris.

Harris ka postuar një mesazh të fshehtë në Tweeter, i cili kur skanohet lexon “Calvin Harris & Dua Lipa, One Kiss”. Pas Brit Awards u përfol kudo në media, se Calvin dhe Dua ishin gjatë gjithë mbrëmjes duke flirtuar me njëri-tjetrin. Ata ishin gjithë kohën të qeshur dhe po ia kalonin shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe të gjithëve iu ra në sy.

“Dua i kishte kaluar duart rreth qafës së Calvin, pa u shqetësuar se kush po e shikonte. Ata kanë qenë duke shkëmbyer mesazhe që prej asaj dite”, – tregon një burim për The Sun. Të gjithë janë duke menduar se mes tyre ka diçka dhe fansat e tyre janë në pritje të bashkëpunmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *