• |
ide | kryesore

Pse Tsipras s’po e konfirmon takimin me Ramën në Shqipëri

Arkiva, Ide



Presidenti i Republikës, bashkë me dhënien e autorizimit ministrit të Jashtëm, Bushati, që e legjitimon atë për dhënien e plotfuqishmerisë për grupin negociator për arritjen e marrëveshjës së detit me Greqinë, vuri theksin në nëvojën e mënjanimit të protagonizmit nacionalist në këtë proces, shoqëruar me idenë e një marrëveshjeje të drejtë e të ndershme, mbështetur mbi vijëndarje të arsyeshme. Kjo referencë spostoi edhe vendosmërinë e vetë Metës për vijën e kuqe që vendos, sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i prillit 2010 dhe për parimet kushtetuese.

Por a mjaftojnë këto referenca për të krijuar bindjen se vërtet bëhet fjalë për një klimë të tillë në arritjen e marrëveshjes së detit midis dy vendeve? Pyetja bëhet më intriguese për faktin se me dashje apo dashje kjo çështje, në “paketat” e të dy vendeve për të arritur marrëdhënie të mira mestyre, tregon se përbën gravitetin bazë. Nga ana tjetër, pala shqiptare, nëpërmjet pohimit të ekzistencës së filtrave të treta për çdo hap në negociatat e drejtpërdrejta për detin dhe përputhja e vijave të kuqe të saj me aspiratën e krijimit të precedenteve në raportet e Greqisë me të tretë, fqinj strategjikë të Shqipërisë, risjell në skenë aksiomën historike se interesat e saj janë komplementare me interesa të të treteve (të fortë) dhe kur ato i kundërvihen një pale tjetër.

Analiza e ftohtë edhe në këtë rast e vërteton këto aksiomë. Nëse nga pala shqiptare vihet re një tërheqje nga protagonizmi nacionalist drejt një klime me retorikë të moderuar, kjo lidhet më shumë me faktin se Greqia ka filluar të marrë seriozisht “vijat e kuqe” të palës shqiptare dhe pa shumë vështirësi vë re se bien ndesh me deklaratat për një “marrëveshje të drejtë”, “të ndershme”, “të arsyeshme”. Pra, kemi një avancim me parimin e njohur se, në asnjë negociatë nuk shkohet me vija të kuqe. Pikërisht, këtu duhet kërkuar shfaqja së fundmi e një psikologjie negative te lidershipi shqiptar.

Rama më shumë dhe Bushati më pak, deklaruan se marrëveshja mund edhe të mos arrihet. Duhet thenë se kjo psikologji negative nuk lidhet aq me vizitën ende të pankonfirmuar të kryeministrit grek Tsipras për Pashkët ortodokse në Korçë. (Pra, kjo vizitë aq e përfolur mund të mos ndodhë). Nuk lidhet as aq me fatin e marrëveshjes së detit. Më shumë lidhet me frikën e dështimit të klimës së kultivuar dhe që bën fjalë për një fitore historike të politikës së jashtme shqiptare mbi atë greke dhe me peshën e Greqisë në fatin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në këtë fundpranevere. (Rama në veçanti dhe politika shqiptare në përgjithësi, e di se këtë rol të Greqisë nuk e zvogëlon aspak “suksesi” i kryeministrit “me miqtë e Shqipërisë” në fillim të kësaj jave në kryeqëndrën e BE-së, sukses që vetë ai e sfumoi në maksimum me turravrapin e mënjëhershëm të tij nga Brukseli drejt Erdoganit)

Kjo e bën më të vështirë fshirjen e vragës së thellë nacionaliste që kultivoi vetë politika zyrtare e Tiranës në lidhje me këtë çeshtje, qoftë duke e kthyer atë në kalë të betejës së brendshme politike, qoftë duke shpalosur antihelenizmin (nga pozita revanshiste) si plate krenarie kombëtare për rritje të kredibilitetit popullor të qeverisë.

Në këtë kuptim, tërheqja e Athinës nga marrëveshja e 2009, u trajtua nga Tirana si dobësi dhe si pranim prej palës greke të padrejtësisë së pretenduar në dëm të palës shqiptare. Ndodhi kështu edhe pse Gjykata Kushtetuese e nulizoi atë marrëveshje për shkak të penaliteteve të vetë palës shqiptare. Ndërkohë, tërheqja e Greqisë nga marrëveshja e 2009 ndodhi kur ekzistonin të gjitha instrumentat që Athina mund ta çonte çeshtjen në arbitrazh ndërkombëtar me fitues qartësisht të paracaktuar.

Pikërisht, kjo tërheqje greke ngazëlleu nacionalizmin apriori antihelen në Shqipëri, i shfaqur kësaj here si revanshizëm. (Ligjerimi i unifikuar, zyrtar e publik, se Greqia u detyrua të tërhiqet falë presionit qeveritar, se marrëveshja e re do të jetë medoemos në favor të Shqipërisë, se deti kësaj here fitohet nga Shqipëria etj, përbënin kredon e këtij lloj nacionalizmi që ngjante si dy pika uji me kohën e E. Hoxhës).

Mirëpo askush nuk po vinte re se zhurma ishte e tillë saqë që zgjoi mediat dhe oponencën greke dhe e bëri inisiativën e Kotzias të linte mënjanë entusiazmin akademik dhe të ulej në terrenin e diplomacisë pragmatiste. Në fakt, zaret për këto zhvillime u hodhën që në vizitën e qërshorit 2016 të Kotzias në Tiranë. Në këtë vizitë Kotzias, me sinqeritet akademik, pse jo dhe pragmatist, i propozoi palës shqiptare një aksiomë bashkëpunimi greko- shqiptare ku përvoja dhe pesha politike greke në kombinim me vrullin shqiptar të përcaktonin ardhmërinë e Ballkanit. Por fatkeqësisht, ose fatmirësisht për të, mori si përgjigje predispozicionin shqiptar për kthimin e kahut të marrëdhënieve shqiptaro- greke nga e shkuara, (një e shkuar që merr peng të ardhmen) ku në krye të kësaj axhende shqiptare u promuvua mitingu i stisur i PDIU-së.

Fryma e protagonizmit nacionalist, si fitore “historike” e diplomacisë shqiptare mbi atë greke, e cila konsumohej me tepricë në mjedisin shqiptar, u ushqye edhe nga përbërësit e tjerë të paketës shqiptare përballë paketës greke.

E gjithë kjo klimë po fiton tanimë një natyrë konkrete në asetet dhe procedurat teknike të marrëveshjës për ndarjen e detit. Pala shqiptare shkon në negociata me vija të kuqe të imponuara nga vendimi i Gjyakatës Kushtetuese së 2010. Për t’i bërë ato sa më “të paprekeshme” dhe “të detyrueshme” ka risjellë në skenë njerëz që e denoncuan marrëveshjen e 2009-s, (por që çuditërisht deri para pak kohësh kishin heshtur). Logjika thotë se amplifikimi i asaj marrëveshjeje ndihmon sot në garantimin e paprekshmerisë së vijave të kuqe.

Mirëpo, sipas komenteve të njerëzve pranë ministrit të Jashtëm grek, vijat e kuqe shqiptare, nga njëra anë cenojnë rendë interesat e prekshme dhe të panegociueshme greke. Nga ana tjetër tentojnë të krijojnë një precedent, i cili do të hapë rrugën për zbatimin e tij edhe në Egje, e që është në favor të interesave të Turqisë. Të njëjtat burime theksojnë se përbërësit e vijave të kuqe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë propozime direkte të palës turke, ose që përputhen me kërkesat e Ankarasë ndaj Athinës në Detin Egje.

Kjo do të thotë se adoptimi nga ana e Ramës i mendimit për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes së detit me Greqinë, pohon se Tirana njeh tanimë hezitimin dhe rezervat reale të palës greke për përspektivën e negociatave në delimitimin e kufirit detar midis dy vendeve në Detin Jon. Po ashtu, mungesa e nxitimit të Bushatit për aktin e plotëfuqishmërisë dhe nënkuptimi se fillimi i bisedimeve mund të vonojë, jo ditë, siç pritej, por dhe javë, tregon se vonesat e Metës për autorizimin për plotfuqishmërinë ishin komplementare të kësaj situate e klime.

Për situatë të njëjtë flet edhe fakti se tempi në vrullin e deritanishëm të bisedimeve dypalëshe për të gjithë gamën e problemeve ka rënë, ose është përqëndruar kryesisht në probleme dytësore, apo të ditës. Dhe kjo kuptohet, nuk ka të bëjë fare me faktin se Greqia ka të hapura mjaft probleme të tjera.

Ndërkohë Tirana, në aspektin e komunikimit mediatik, përpiqet ta mbajë gjallë situatën duke i venë përballë mungesës së zhvillimeve të dëshiruara qëndrime antipode. Dmth, herë duke lëshuar sinjale për riashpërsim të gjuhës ndaj Greqisë, herë duke lidhur gjthçka me vizitën e mundshme të Tsipras në Korçë pas gati dy javesh.

Për sa i përket kësaj të fundit, është fakt se lajmi aq shumë i anonçuar nga mediat tona për këtë vizitë, duke caktuar madje dhe datë e orë dhe menu të ngrënash, ky lajm pra nuk konfirmohet nga Athina. Por, as qeveritarët tanë nuk e konfirmojnë atë. Dhe në fakt, po të nisemi nga misioni i vizitave të këtij niveli, vizita e Tsipras nuk ka kuptim nëse dialogu i deritanishëm nuk solli përparime, që kryeministrat të konfirmojnë kodifikimin e tyre me nënshkrim marrëveshjesh. © lapsi.al



3 Comments

  1. jeta eshte proces zhvillimi me ligje te krijuara dhe paracaktuara prej krijuesit gjithesise,ku njerezit zgjellin dhe sipas zgjelljes ate cfar mbjellin korrin ,nese mbjellin padrejtesi korrin kosto dhe cmimi por jo triumf dhe nese mdjellin drejtesi korrin sukses dhe fitore,,akoma po ecet ne padrejtesi por me mesazhet e vlersimit kuptimi dhe pranimit qe te binden qe padrejtesia nuk sjell dobi ,kjo po duket ne cdo nivel dhe forme deri tek forca ,dhe pritet qe palet te binden qe vetem e drejta haku eshte gjalleria zgjillja suksesi shpresa per cdo pale ,jemi ende ne zhvillim te keti procesi duke ndjekur ket dinamike zhvillimi me shum urtesi vemendje dhe angazhim cdo shqiptare ne cdo nivel forme duke cmontuar cdo detaj te padrejtesise dhe korrupsionit duke lene te pastren ne mirkuptim marrveshje dhe veprim ne vendin e vet me te drejten e vet, dhe duke ecur perpara sejcili duke shikuar punen e vet ,koha korrupsionit trysnis presionit kaloj erdhi koha e te drejtes hakut kthimi i te drejtave te grabitura ne kembim te moskerkimit nga shqiptaret te cdemtimit historik barbarit dhe demet qe u kan shkaktuar shqiptareve ne nje shekull te cilat nuk mund ti cdemtojne me asgje por i kthen ne koncesion tek shqiptaret per nje shekull per te cdemtuar demet historike barbarizmat mbi shqiptare ,kot si kan then nje fjale mos kerko ate qe ste takon se humbet bashke me ate qe ke,ndonse si grekerit serbet malazezet maqedonet deri tani se kuptuan ,gradualisht ,po binden se zhvillimet shkencore po faktojne te vertetat domosdoshmerit e lilljeve qe ka ekzistenca jetes ne toke ku drejtesia haku eshte baza e zhvillimit te paqes ekujlibrave normalitetit ne toke por si piknisje per rrethanat mndjesa dhe haku mirkuptimi si pika kalimit nga e keqa ne paqe vlera njeriut dhe qenia njerzore si cdo krijese ka vlera te rralla ,ku njeriu zhvillohet formohet dhe jep rendiment vetem permes te vertetes,drejtesise hakut ,eshte lillesi nurmalizuesi mes gjallesave vetem permes ullzimit zotit kurse jasht tije me padrejtesi eshte shkatrruesi i vetes se vet dhe cdo gjeje tashme u zgjuan te gjith dhe te verteten po e faktojne shkencetaret dietaret studiuesit politikanet dhe ngado deri tek me i thjeshti din ta ndajen te miren nga e keqa din te kuptojne dhe po levizin drejt pozitivitetit keshtu qe kunder rrymes nuk mund te levizin 4 shtete sepse me hire apo pa hire cdo mirlimeter truall ilir keto do ta leshojne shqiptaret jan me te drejte n qe zoti ua lla me fakte dhe histori keshtu qe liderit tane ullheqes nuk guxojne te dalin mbi vullnetin e popullit ,se populli kur nuk pyetet me referendum qe te shfaqet zyrtarisht boterisht quhet korrupsion dhe ne mos keto gjenerata tjeter apo tanishme nuk do ta njoh asnje marrveshje dhe shfuqizojne kete ne krye te keti populli nuk do lejojme te qendrojne ulleheqes te shitur por do vendosim vet nga mezi jone duke u perbyllur keshtu me dy fjale qe drejtesia haku ne cdo veprim eshhte rruga paqes siguris gjallerise shpreses dhe siguris per te gjith dhe rruga padrejtesise e eshte rruga zbehjes ,perplasjes shkatrrimit kostove ndeshkimit ,pasigurise ,keto jan ligje qe zoti i krijoj dhe kur njerzit i perdorin ne zhvillim keshtu keto zhvillohen pacmangeshem pa pik as presje sepse mbi ligjet e zotit ska kush fuqi ato jane te unifikuara ne gjallerin e jetes se cdo gjallese ,eshte si celese qe shtyp celesin ndizet drita eshte dobi te shohes drit i perket dobive hyn tek e lejuara qe zoti ka krijuar ,por merr pushken merr tjetrin ne shej e vret kjo eshte padrejtesi flet mendon mire flet mire vepron mire kjo eshte drejtesi tjeret te respektojne mendon keq flet keq vepron keq tjeret te urrejne dhe luftojne ,keta jan ligje kan shenjat te qarta dalluese sic kan emrin ashtu eshte veprimi,askush gjat historis njerzore nuk mundi qe me padrejtesi te triumfojne vecse deshtoj u ndeshku ato qe qen te zgjuar ndeshkimin e ndalen me ndjes dhe hak,,po te kishte qene padrejtesia dobi vet krijuesi zaje do te na kishte urdheruar ta ndjekim sepse ajo eshte dobi por na e ndaloj dhe na paralajmroj se ate e ndeshkon ashper ne dy botet,dhe na urdheroj drejtesin hakun te verteten ullzimin e tije,,padrejtesia ka perkrahes vetem grupin e interesit kurse drejtesin e duan perkrahin te gjith sepse ajo eshte vet celesi i zhvillimit te cdo suksesi dhe zgjillje,per dy botet drejtesia e verteta eshte vula zgjilljeve te jetes ne toke padrejtesia eshte fundi shpreses se qellimit njerzore dhe pse shpreson ne te padrejtesin e urrejne te gjith tu behet padrejtesia eshte nje kotesi pa rendiment sukses me drejtesi cdo problem ne zgjilljen e tije ka kosto te ulet sepse fuqin e ka tek meshira morali ndergjegja njerzore ,ne anen burimore zotin ,vlerat unitetin njerzore ti hap gjitha rruget sepse drejtesia eshte pasaporte per te zoteruar cdo zemer njerzore dhe gjalles kurse planet ne padrejtesi ,kan nje kosto shum te larte ,sepse ne cdo rruge ne padrejtesi njeriu gjen nga nje sfid ,rruget jan shum te ngushta,te mbushura me antivlere plot depresion stres ,dhe humbje ku asgje ste kenaq i ngjan si ti afrohesh nje nevejtoreje dhe sa me shum te afrohesh ne te aq me shum i vjen era jashqitjes qe ben,edhe pse njerzit nuk binden por kjo eshte esenca ,padrejtesia nuk ka rendiment,,ne dac mendoje fetarisht ne dac shkencerisht ne dac praktikisht mos ju gezoni ,,padrejtesise me mendim lumturin se ne thelb ajo ka shkatrrimin tuaj ju mjafton te analizoni ne nje shekull sa keni bere hajr me padrejtesi dhe si e ndieni veten moralisht shpirterisht ekonomikisht ,dhe sa jeni te sigurte per te ardmen tuaj ne cdo pikpamje me planet ne padrejtesi un mendoj se keni nevoje me shume per optinizem ,psikologjik te beni nje analize te thelle baze te vertetes dhe vendosni ecurin ne dobin dhe sigurin tuaj te miren tuaj pa u zhgenjyer ,uroj gezuar pashket dhe zoti ju mundesofte te kuptuarit e drejte bindje ne te dhe veprim me te,ashtu sic zoti mallerishem eshte i kenaqur me ju me respekt

  2. TY KOSTA BARKA NUK DUHET AS TE TE BOTONIN PASI JE ANTISHQIPTAR NE CDO FJALE QE THUA SA MIRE DO ISHTE TE DEGJOHEJ NE GREQI EDHE ZERI I ATYRE QE ME OJNE NDRYSHE PER TE DREJTAT E SHQIPTAREVE MIREPO QEVERIA GREKE ME SAKTE FARE AGJENTURA E KISHES GREKE QE VETEM ME FENE NUK MERREN ATA BEJNE LIGJIN NE GREQI ATA. EJNE PROPAGANDE ANTISHQIPTARE
    ME KUJTOHET KUR ISHA EMIGRANT NE GREQI DHE NJE PRIFTERINJTE I RANGUT TE LARTE ME THA LUTJU ZOTIT GREQISHT JO SHQIP PASI SHQIP NUK TE KUPTON ”
    DHE TI JE SHERBETOR I TYRE LEGEN BURRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *