• |
ide | kryesore

Rama i ‘lutet’ Gjykatës së Strazburgut: Ktheni 89 dosjet që keni në shqyrtim

Lajme, Të fundit



Për të shmangur gjobëvënien e mëtejshme të Gjykatës së Strasburgut dhe dëmin që këto fatura të majme i shkaktojnë arkës së shtetit, qeveria shqiptare ka drejtuar “lutjen” e radhës.  Përmes një shkrese që mban datën 22 dhjetor të vitit që shkoi, Avokatura e Shtetit ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që të vlerësojë mekanizimin e ngritur nga pala jonë për kompensimin e pronarëve, duke e cilësuar këtë skemë në përputhje me direktivat e dhënë nga kjo gjykatë në vendimin pilot “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Jo vetëm kaq, në dokument është ripërsëritur edhe një herë kërkesa për kthimin për gjykim në vendin tonë të 89 çështjeve që janë klasifikuar për t’u marrë në shqyrtim nga Strasburgu. Kthimi pas i këtyre dosjeve do të thotë vlerësim i tyre përmes formulës së parashikuar në ligjin e ri.

Një praktikë e tillë pa diskutim do të ishte humbje për pronarët dhe “fitore” për Qeverinë, pasi fondi që do të duhej për kompensimin e këtyre familjeve, do të ishte shumë herë më i ulët në raport me vlerën që mund të vinte e faturuar nga Gjykata e Strasburgut./panorama



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *