• |
ide | kryesore

Transportohet me urgjencë në spital një burrë 55-vjeçar nga zonat e përmbytura në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar nga zonat e përmbytura është dërguar menjëherë në spital nga Forcat e Ushtrisë. Banor në Malin e Jushit, ai ka shfaqur probleme me zemrën. Forcat e Ushtrisë organizuan operacionin për nxjerrjen e tij nga përmbytja dhe dërgimin në spital.

Ndërkohë tek banorët e Nënshkodrës kanë shkuar ministrat Bushati dhe Xhaçka. Ministri Bushati tha se shteti është në krye të detyrës dhe po ndjekim situatën dhe kemi marrë masa për jetën e njerzëve dhe gjësë së gjallë.

Ministrja Xhaçka tha se do futen në zonë 300 ton koncentratë për bagëtinë. I pranishëm ishte dhe deputeti demokrat, Romeo Gurakuqi, i cili vlerësoi punën e policisë dhe të ushtrisë.



1 Comment

  1. Keni lene nje tjeter banor pa permendur i cili u nxor nga uji ne nje thellesi prej 101 m. mbasi kishte cfaqur gjendje diarreje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *