• |
ide | kryesore

VIDEO-SELFIE/ Basha në Shkodër: S’ka ndihma për të përmbyturit, është hakmarrje e qeverisë!

Lajme, Të fundit



Për të treguar kushtet e rënda ku po jetojnë banorët e fshatrave të Shkodrës, Lulzim Basha nisi të transmetojë direkt nga profili i tij në Facebook, pamjet dhe dëshmitë e banorëve të zonës.

Në një video-selfie nga fshati Trush, Basha tregoi një shtëpi të rrethuar nga uji, ku jetonte një grua e moshuar. Sipas Bashës, gruaja ka jetuar e izoluar në 10 ditët e fundit dhe ashtu si banorët e tjerë nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Kreu i PD e quajti një hakmarrje të qeverisë mungesën e ndihmave për banorët e zonës, ndërkohë që tha se moti vazhdon të përkeqësohet.

Video më poshtë:



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *