• |
ide | kryesore

Vritet pengmarrësi në Francë, dyshohet se ‘mori hak’ për Sirinë

Planet, Të fundit



Pas dy orësh pengmarrje ka marrë fund makthi i 10 personave në një supermarket në qytetin jug-perëndimor francez të Trebes. Sipas mediave franceze, 10 persona u morën peng në supermarket dhe gjatë tentativës për t’u liruar janë vrarë 3 persona.

Policia arriti të vrasë pengmarrësin pas disa orësh rrethim. Sipas një televizioni lokal edhe 12 persona të tjerë janë plagosur. Më herët një burim policor kishte bërë të ditur se 10 persona po mbaheshin peng dhe se pengmarrësi kishte qëlluar një oficer policie.

Sipas televizionit “BFM TV”, pengmarrësi kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik dhe se po merrte hak për Sirinë. Përpara se të futej në supermarket autori thirri ‘Allahu Akbar’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *