• |
ide | kryesore

Albin Kurti feston ditëlindjen mes një Vetëvendosje të përçarë

Lajme, Të fundit



Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti feston sot 43 vjetorin e lindjes. Por ky nuk është një moment i lumtur për të sa i përket lëvizjes që ai themeloi. Tashmë shumë prej bashkëpunëtorëve të tij në Vetëvendosje janë larguar dhe gjasat janë që të formojnë një parti të re politike. Konflikti u shpërfaq në momentin kur Albin Kurti kishte vendosur që të rikthehej në krye të partisë së tij.

Në biografinë e Kurtit tregohet se ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Në gusht të vitit 1997 Albini u bë pjesë e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia serbe. Pas themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje ai u zgjodh për herë të parë deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2010.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *