• |
ide | kryesore

Arrestohet në Berat një person me rrezikshmëri të lartë, nis hetimi për pasurinë e tij (Emri)

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale në Berat. Ai quhet Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim të këtij qytetit. Arrestimi i këtij personi u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative
“Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr.4137 datë 25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë,” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *