• |
ide | kryesore

Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 31-vjeçari nga Shijaku

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një 31-vjecar nga Shijaku, pasi në shtëpinë e tij ka gjetur një arsenal armësh. Bëhet fjalë për shtetasin Ervin Çizmja.  Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të riut iu gjetën dhe sekuestruar një pistoletë ‘TT model 54, një armë gjahu teke, 261 copë fishekë, një silenciator arme zjarri si dhe një gjerdan me fishekë arme gjahu. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Shijakut.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

•Ervin Çizmja 31 vjeç, banues në Shijak.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri pistoletë TT model 54, kalibër 7.62 mm me krehër;
•një armë gjahu teke;
• 261 copë fishekë model 54 kalibri 7.62 mm;
•një silensiator arme zjarri me gjatësi të pergjithshme 23 cm;
• një gjerdan me fishekë arme gjahu me kalibër 12 mm me 28 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 278/4 dhe 280 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *