• |
ide | kryesore

Flet Tsipras: Qëndrimi ynë konstant për Shqipërinë, të nis procesi i anëtarësimit

Lajme, Të fundit
150713172646-tsipras-deal-780x439.jpg



Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka informuar homologët e tij në samitin e Bashkimit Europian, mbi negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tsipras sqaroi se këto negociata dypalëshe janë në zhvillim e sipër.

“Pata rastin t’i informoj drejtpërdrejt homologët e mi mbi negociatat që po zhvillojmë në kohë reale, me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë. Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e akorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Shefi i qeverisë greke u ndal më gjatë në çështjen e Maqedonisë, nisur dhe nga fakti që ministri i jashtëm grek ishte në Shkup për takime me palën maqedonase dhe shqiptarët e atjeshëm.

 

 



1 Comment

  1. un mendoj se mbi cdo gje qendrojne te drejtat shqiptare ,pasi shqiptareve tu jepen te drejtat e grabitura ne nje shekull ,atehere cdemtimi per demet barbare ne nje shekull nga gjitha palet qe kan ndikuar qe ne te kemi kete gjendje bashke me ceshtjet e marrveshjeve ,ndernjerzore afrimit mes kombeve i perket mirkuptimit vlerave balances se reciprocitetit te vlersimit te ndersjellte,so shqiptareve gjitha palet u detyrohen tu kthejn te drejtat historike ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *