• |
ide | kryesore

Goditja në tru, ish ministri i Mbrojtjes vijon të jetë në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga vazhdon të jetë i shtruar në reanimacionin e neurologjisë në QSUT. Mjekët thonë se gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë dhe se nuk ka ndryshim gjatë 24 orëve. Në situata të tilla kur kemi të bëjmë me goditje në tru, mjekët thonë se 48 orët e para përcaktojnë edhe ecurinë e pacientit. Luan Hajdaraga pësoi ishemi teksa ishte duke u kthyer në Shqipëri nga Struga, aty ku jepte leksione në universitet. Ai ka qenë Ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së luftës në Kosovë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *