• |
ide | kryesore

Hesht në polici grabitësi që u plagos në Fier

Lajme, Të fundit



Familja Muça, e cila u tentua të grabitej nga 4 persona orët e para të mëngjesit të së premtes ka një djalë që jeton prej vitesh në Meksikë. Pikërisht ky fakt dyshohet se ka shtyrë grabitësit të hynin në banesë, pasi kanë pasur informacione se dy pensionistët mund të kishin para kesh në shtëpi.

Sipas të dhënave të policisë, të siguruara në rrugë operative, Minella Muça mund të kishte në shtëpi shuma të konsiderueshme parash në valutë, por pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte e vërtetë. Hetuesit besojnë se grabitësit e kanë vëzhguar prej kohësh familjen.

Arben Muça, i arrestuari i vetëm për tentativën e grabitjes, pasi mbeti i plagosur në këmbë, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. 33-vjeçari është marrë në pyetje në spitalin e Fierit, por nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm që mund të çojë në arrestimin e dy personave të tjerë, që morën pjesë në grabitje.

Në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Ardi Muça dhe një person tjetër, të cilët morën pjesë në grabitjen e dështuar. Ai dyshohet se është banues në Fier dhe njohës i mirë i lagjes “29 Nëntori” ku ndodhi grabitja. Në këtë ngjarje, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësve, mbeti i vdekur 20-vjeçari nga Elbasani, Xhuljan Sollaku, njeri prej grabitësve.

Ndërsa veprimet e para hetimore të Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, ka rezultuar se policia ka reaguar sipas procedurave që parashikon ligji, duke iu përgjigjur grabitësve me zjarr pasi i kishin qëlluar ata më parë./ Tv Klan



2 Comments

  1. sflet, ketyre do qire motra me ne pithe se vene me maska edhe te armatosur njerezve edhe bejne karderin, ah Enveri cohu nga vari edhe njehere edhe shikoj keta lepuj si ikin me vrap ne spac duke u futur me vullnet 1000m nen toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *