• |
ide | kryesore

“Kazani zien”, çfarë e nxehu Eneda Tarifën (Foto)

F1, Paparazzi
eneda_tarifa.jpg



Që pas ndarjes me bashkëshortin Eneda Tarifa ka zënë vendin e parë në median rozë. Një lajm që nuk kaloi pa u komentuar nga të gjithë. Ditën e djeshme antarja e jurisë së “The Voice Kids” ka shpërthyer shumë fuqishëm me një postim në profilin e saj në Instagram. Një revoltim i madh, mesa duket, ka detyruar Enedën që me një gjuhë, si ajo e kryeministrit,ta quaj median në vend si kazan.
“Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zjen e zjen e nuk ka të sosur… Po plaçi që vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë” – është shprehur Eneda, e cila vazhdon – “Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe por të paktën jini koherent se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu… Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP.”

Çfarë e ka nxehur kaq shumë Enedën? Mos ndoshta ajo i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në skenën e “The Voice Kids” e për të cilën shkruan të gjitha mediat?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *