• |
ide | kryesore

Në Obot të Shkodrës, aty ku uji ka mbuluar gjithçka prej ditësh, banorët në kushte mbijetese

Lajme, Të fundit



Varkat vijojnë të mbesin mjeti i vetëm me të cilin mund të hysh në fshatin Obot, aty ku përmbytja është prezent prej 3 javësh.

I gjithë territori është i rrethuar nga uji, i cili është kthyer në mbretëruesin e vetëm në këtë zonë. Toka i ka humbur gjurmët e saj dhe nga pragu i shtëpisë, menjëherë duke hipur mbi varka banorët kryejnë lëvizjet për në drejtim të rrugës së re, aty ku kryhet komunikimi me Shkodrën dhe pjesën tjetër të vendit.

Banorët e kanë humbur çdo lloj beteje dhe po gjejnë kushte të pazakonta për të mbijetuar. Varkat u mundësojnë lëvizjen për të blerë diçka apo për t’u shërbyer bagëtive. Të mbjellat i ka mbuluar uji. Oboti nuk është më i njëjti. Sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë mbetet problem për banorët.

Prej një muaji, mijëra Ha toka ndodhen nën ujë. Përveç të gjithave, banorët duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe transformatorëve. Edhe pse kanë humbur shpresat, ata shprehen të vendosur për të mos e braktisur vendlindjen e tyre

 

 

 



1 Comment

  1. SHKODRA digjet,, e kurvi krihet, Po pse me dy te deleguar rrembythje kerkon kykanibal te genjeje nje SHKODER? Vepra,, e vepro sa s;eshte vone,Ore lugat iqeverise, o kafshe me fytyre njeriu, mashtruesi shekullor i mashtrimeve e poshtersive,,,,,,behu i ndjeshem ,,, behu vetem nje here njeri,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *