• |
ide | kryesore

Paris Hilton humbet unazën 2 milion dollarëshe

Paparazzi, Slider



Paris Hilton pësoi humbjen e simbolit të dashurisë ndërkohë që kërcente në një klub në Miami mbrëmjen e kaluar. Bëhet fjalë për “super” unazën që Chris Zylka i ka propozuar asaj me diamantin në formë dardhe  e që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me vlerën marramendëse prej 2 milionë dollarësh…

Mund ta imagjinojmë sjelljen e pakontrolluar të Paris pasi kuptoi që kishte humbur unazën që po gëzonte në gishtin e saj prej pak kohësh dhe sigurisht që edhe rëndësia që iu dha gjetjes së saj nga punonjësit e sigurisë së klubit nuk mund të mos ishte maksimale.

“Ishin orët e para të mëngjesit dhe ajo ishte në panik, u bë një gjëndje e pashpjegueshme dhe të gjithë ishin duke kërkuar poshtë tavolinave, karrigeve e në këmbët e njerëzve”, është shprehur një prej punonjësve të sigurisë. “ Nuk kishte mbetur vend tjetër për të kërkuar përveç kovës së akullit e pikërisht aty, diamanti shkëlqente po njësoj…” – ka shtuar ai.

Hilton e ka përshkruar vazhdimisht vlerën e unazës si gjënë më të bukur që ka parë ndonjëherë dhe është e dashuruar me të, po aq sa edhe me të fejuarin e saj.

Sipas burimeve, ajo ka shpërthyer në lot pasi është ribashkuar me unazën e saj duke e  rivendosur atë sërish në gisht e me premtimin se kurrë nuk do të ndaheshin më nga njëra- tjetra.

Në lidhje me këtë ngjarje aspak të gëzuar, Hilton nuk ka postuar asgjë në rrjetet e saj sociale e duket se disa mbrëmje të këqija thjesht nuk janë për Instagram…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *