• |
ide | kryesore

The Sun: ‘Bosi’ i rrjetit të trafikut të njerëzve, një shqiptar me nënshtetësi irlandeze

Lajme, Të fundit



Mediat britianike i bëjnë johonë operacionit policor të para disa ditëve në Shqipëri, ku u arrestuan 39 persona si pjesë e një rrjeti që trafikonin njerëz drejt Britanisë, SHBA-së dhe Kanadasë.

Prestigjozja “The Sun”, që thotë se udhëheqësi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të klandestinëve, duke iu referuar grupit shqiptar që u shkatërrua nga policia shqiptare, është me nënshtetësi irlandeze. Më tej, në shkrim theksohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është me origjinë shqiptare, por ka jetuar më parë në jug të Dublinit.

“The Sun” ka zbuluar se agjentët nga Garda Kombëtare e Emigracionit janë vënë në dijeni të qëndrimit të këtij personi në Irlandë dhe po bashkëpunojnë me autoritetet në Britani dhe Europë.

“Ky individ është një prej personave kryesorë të grupit dhe dyshohet se është shumë i përfshirë në trafikim. Ai dyshohet se është pjesë e mafias shqiptare dhe është përfshirë në shumë aspekte të krimit të organizuar”, thotë një burim për “The Sun”.

Gjithashtu, sipas burimit, “Garda po mundohet të zbulojë, nëse ai ishte i përfshirë kriminalisht në Irlandë. Ai ka qenë i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga ku u zbulua se shqiptari jetonte në Irlandë përpara se të bënte vizita të shpeshta në atdhe”.

Klandestinët, shumica nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Europës lindore, detyroheshin të paguanin 8000 euro për të shkuar në Britani dhe më shumë se 20000 euro për të shkuar në SHBA dhe Kanada, shkruan më tej “The Sun”.

Bandat përdornin dokumenta udhëtimi false, duke përfshirë edhe pasaporta irlandeze të falsifikuara. Edhe pse 39 persona u kapën, autoritetet po kërkjonë edhe 12 persona të tjerë të arratisur.

“Bandat shqiptare janë duke u futur fuqishëm në trafikun e drogës në Holandë dhe janë një nga organizuesit kryesorë të trafikimit të qenieve njerëzore në Europë”, përfundon shkrimin “The Sun”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *