• |
ide | kryesore

Kush po i mbron abuzuesit “heronj” të Rilindjes!

Blog

Prej disa ditësh kemi parë një lëvizje të prokuroreve të përveçëm ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për vepra të ndryshme penale! Mirë bëjnë, që më në fund morën zemër dhe po ndëshkojnë “shkelësit e ligjit” (edhe pse nuk kanë një vendim të formës së prerë)! Por nuk më pëlqen selektimi dhe vrulli për të arrestuar vetëm ish-zyrtarë të djathtë dhe të LSI-së e ata të mazhorancës sikur po i anashkalojnë!

Mendoj se po i lënë të paprekshëm për momentin, jo se nuk kanë prova, por nga frika e hakmarrjes me levat e vetingut! Pse e them këtë, sepse asnjë nuk më mohon dot se ndaj kryetarëve të bashkisë së PS-së apo deputetëve të këtij flamuri nuk ka dosje hetimore në proces! Siç nuk mund të më kundërshtojë njeri për kreun e Bashkisë së Durrësit, ndaj të cilit ka aq shumë çështje të hapura në prokurori sa i besuari i Aadriatik Llallës tashmë i sjellë ne Tiranë, A.Gjana nuk arriti t’i arkivojë të gjitha siç ia kishte nisur!

Po e njëjta vlen edhe per Lali Erin që nuk e di pse nuk kanë guxim tani ata prokurorët e çështjes të cilëve, ish-shefi P.Fusha ia hoqi apo edhe i urdhëroi t’i arkivojnë çështjet, duke mos përjashtuar edhe skandalin e Sharrës!

Ndoshtja jo me të njëjtin volum dosjesh si lali Eri, por nuk është mbrapa ish-kreu i Bashkisë së Kavajës E.Roshi i diagnostikuar me sklerozë apo i dënuar për përdhunim!

Këtu nuk ngelet mbrapa kreu i Bashkisë së Himarës, ai i Vlorës, Sarandës, Krujës, Elbasanit apo ai i Korçës me lejet e ndërtimeve dhe tjetërsimin e pronës publike!

Po këtu nuk mund të përjashtohet kryetari i Bashkisë së Fierit, i cili edhe pse jurist me nam, ka bërë shkelje të rënda për të cilat prokurorët e rinj e të vjetër i kanë në dosje!

Përmenda këta me të famshmit se kryetarët, si i ai i Hasit që nuk bie në sy edhe mund të bëhet “kurban” nga prokuroria këto kohë për abuzimet në këtë Bashki, por kjo nuk do të thotë se ligji është i barabartë!

I rendita disa nga këta kryetarët e Bashkive që kanë rekorde të theksuara në shkelje të ligjit dhe me dosje të hapura në prokurori e punojnë të pashqetësuar nga prokurorët e përkohshëm të këtij sistemi e ata të përjetshmit!

Siç po shijojnë lirinë edhe disa ish-ministra të kësaj qeverie, jo S.Tahirit se atë e mori lumi, por shoku i tij, I.Beqja dosjet e të cilit i kanë në dorë prokurorët prej vitesh!

Të D.Gjiknurit për abuzimet me koncesionet dhe marifetet me hidrokarburet apo pronat në Vlorë, etj etj!

Te gjithë këta e shumë të tjerë poshtë këtyre, po lihen të qetë nga drejtuesit e përkohshëm të prokurorive bazuar në direktivat e ardhura nga lart dhe nga ata pak prokurorë të guximshëm, të cilët kanë frikë të bëjnë veprime se do te telendisen nga komisioni i Vetingut që u referohet të dhënave të një institucioni si ILDKPKI-ja, që prej vitesh i ka nxjerrë të pastër dhe vetëm këtë vit po i nxjerr me shkelje, se kështu do partia! ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Sa kane vrare e vjedhur komunistet, e prape mete miret na dolen. Keta pushtuan emigracionin, keta pushtuan gjykatat, prokurorine, bankat, firmat e ndertimeve, tregetine, pasurine kombetare,,,,, e prape thone ne jemi me te ndereshmit. Andaj nuk ize plumbi; lehte keta sepse jane thurrur per te mbajte e ntrashur njeri tjetrin. Ka gje ti caje komunistet tane,,, Ata vdesi e nuk dorezohen,,, e dorezojne njeri tjetrin. Sot keta po mashtrojne boten, e jo me SHQIPERINE.

  2. Mos u merzit Z.Veizi! Sa te filloje nje cike kjo lufte pastaj rruleta do perlaje gjithe politikanet e korruptuar,pasi shqiptaret nga natyra jane hakmares dhe kjo histori jo vetem qe s’do ndalet por do behet gjithnje e me e ashper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu