• |
ide | kryesore

Edi Rama nuk është car, por rusët i duhen

1, 2, Ide



Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e pranishme në këto troje sa ç’është këto kohë. I ashtuquajturi “rreziku rus” ka marrë përmasa fabuleske, duke u shndërruar në çështje dite, a thua sikur çdo gjë tjetër në këtë vend shkon mbroth dhe ariu i tërbuar i lindjes përbën të vetmin problem që kemi për t’u përballur.

Sot, Tirana zyrtare ndërmori një hap shumë të fortë, duke larguar dy diplomatë të ambasadës ruse këtu dhe duke i shpallur ata persona të padëshirueshëm. Ky veprim erdhi pas një deklarate të ashpër të ministrisë sonë të Jashtme, ku gati në mënyrë direkte, pa ia kërkuar askush, qeveria shqiptare akuzonte Moskën për helmimin me gaz nervin të një ish agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli. Jo vetëm kaq, por vetë kryeministri Rama, prej shumë kohësh, nuk ka lënë rast pa theksuar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, do të shndërrohen nëprenë e ariut rus nëse Europa do t’i lërë jashtë dyerve të saj.

Pikërisht, në këtë kushtëzim naiv, duhet parë si acarimi i papritur me Moskën ashtu edhe propaganda e ngritur për të justifikuar futjen në një betejë, ku Shqipërinë nuk e llogarit askush. Në pamundësi për të arritur standartet e duhura të një vendi që aspiron për t’u bërë pjesë e BE, Edi Rama kërkon ta arrijë këtë qoftë si shpërblim për “qëndresën” antiruse, qoftë si shpëtim nga influenca e Moskës në Ballkan. Ai po përpiqet të shfrytëzojë një konjukturë të politikës botërore, për të hapur një portë, çelësin e së cilës e di që nuk e meriton.

Kjo është arsyeja se përse ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri një deklaratë ku akuzonte direkt Moskën për ngjarjen në Angli, ndërkohë që vetë parlamenti britanik ka dilemat e tij dhe opozita atje kërkon më tepër maturi lidhur me përgjegjësinë ruse në këtë histori. Ndezja e një lufte diplomatike, Tiranë- Moskë, për një temë ku Shqipëria nuk është thirrur të japë versionin e saj, dëshmon për tentativën e qeverisë shqiptare për të vënë nën reflektorët e vëmendjes ndërkombëtare të ashtuquajturin rrezik rus, që mund të bëhet kërcënues nëse vendi mbetet jashtë proceseve integruese në BE. Dhe meqënëse deklarata nuk pati efektin e duhur, Tirana hodhi një hap më ekstrem, përzënien e dy diplomatëve rusë që me siguri do të provokojë reagimin e Moskës, e për pasojë një zhurmë edhe më të madhe.

Manovra të tilla janë të njohura për politikanët provincialë sa herë kanë probleme në vendet e tyre. Duke luajtur me ndjeshmëritë e stabilitetit të rajonit apo me ato gjeopolitike, ata kërkojnë të marrin atë që normalisht janë të paaftë ta arrijnë duke ndjekur rregullat e lojës. Tezat e albanofobisë së Berishës në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat apo fjalimet delirante të Nanos që i kërkonte Francës e Gjermanisë të rreshtoheshin me SHBA në luftën në Irak duke u kujtuar zbarkimin e amerikanëve në Normandi, në kohën që Shqipëria shpresonte anëtarësimin në NATO, janë disa nga marifetet, shpesh qesharake, për të kapërcyer detyrat e shtëpisë duke zgjidhur hallet e globit.

Edhe sot me Rusinë, Edi Rama është duke ngritur një furtunë në gotë, me shpresë se zhurma e Moskës do të mbulojë shqetësimin europian nëse duhet çelur negociatat me Shqipërinë. Shqetësim që lidhet me gjendjen e rëndë të krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të drejtimit të vendit, me pozitën e dobët të funksionimit të institucioneve, me demokracinë hibride dhe mungesën e lirisë së mediave, me drejtësinë e kapur dhe ekonominë problematike. Rama evtion të përballet me këto çështje. Duke tundur flamurin e rrezikut rus, ai beson se edhe Europa do t’i neglizhojë ato.

“Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë” , tha ai në një intervistë për Financial Times duke shtuar më pas se “Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës”.

Në fakt çmenduri është të mendosh se duke mikluar kancelaren Merkel për largpamësinë e saj dhe duke u marrë me planet e Moskës, mund të hysh në BE. Rama e di fare mirë se Gjermania, ashtu si shumë vende të tjera të BE, nuk i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndeshet me Putinin, por, ndër të tjera, të lejojë drejtësinë të veprojë edhe kur preken politikanët e lartë të shumicës. Në tryezat e kancelarive perëndimore janë shqetësimet që lidhen me klimën politike në Tiranë, me depërtimin e krimit në zyrat e vendimmarrjes, me trafikun e drogës dhe emigracionin dhe jo planet e shërbimeve sekrete ruse për të penguar Shqipërinë në integrimin drejt BE.

Zyrtarë të BE dhe SHBA (përfshi edhe këshilltarin e presidentit Trump, Guliani) kanë deklaruar vazhdimisht se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga ndonjë ndikim rus. Dy muaj më parë, në një raport për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapsirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku. Mirëpo Rama preferon t’i mëshojë skenarit rus, për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi dhe jo të përballet me problemet brenda vendit, për të cilat është përgjegjës.

Ai preferon të flasë për interferenca malinje forcash të huaja që po përdorin opozitën shqiptare, për rrezikun e kthimit të Shqipërisë në një mollë sherri mes Lindjes dhe Perëndimit, për sulme ndaj imazhit të vendit me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, etj etj. Rreziku rus po lë pa gjumë edhe këshilltarët komunalë nga Puka në Skrapar, që po dorëhiqen për t’i dalë zot Shqipërisë dhe krah kryeministrit, duke i dhënë kësaj fabule dimensionin real që meriton, atë qesharak. Edi Rama duhet t’i lërë punët e Rusisë dhe të merret me hallet e shtëpisë©lapsi.al



32 Comments

  1. Andi dhe SHkullaku bashke me Lulin dhe Moniken jane armiqte e shqiptareve! Mendoni ku ka arritur Shqiperia me gazetare te shitur si SHkullo nga Stropska e Pogradecit!

  2. O Endri Fuga, po po ti komentuesi me lart, pse nuk shkruan emrin tend te vertete? O rus dhe sktih i shpifur si padroni yt brekushemadh nga sarajet e Surrelit!!!!

  3. Me ne fund marreveshja Entente Ttiple 1907es midis Britanise Frances dhe Rusise po merr fund. Ky eshte lajm i mire per shqiptaret gjithsesi

  4. Edi Rama kerkon te imitoje pikerisht Vladimir Putinin (e kush nuk e ka zili Carin rus ne ate mbeshtetje popullore qe ne perendim nuk e gezon asnje politikan?), por he per he Rama po lepin bythen e perendimoreve. Ne se keta do ja kthejne patkojt, edhe Rama do kerkoje bythen e Putinit per ta lepire. Tamam Enver Hoxha, qe lepiu jugosllavet, pastaj sovjetiket, pastaj kinezet sipas interesit pushtetit. Edhe Rama ate po ben, kot nuk e ka quajtur Rilindje qeverine e tij. Rilindje te metodave te Enverit ne politike, Rilindje te metodave te Enverit ne ekonomi me tiparin e saj kryesor, varferimin. Dhe ne fund do vije pastaj dhe fundi si i Enverit qe e terhoqen zvarre neper Tirane. Me nje ndryshim, se Ramen do ta marrin zvarre per se gjalli…

  5. PO ti ti qe qenke mikrob i qelbesirave, ore komentues me pseudonimin ANDI1, si servil, e bishti i kokepalarit, qe juka vene ne rrjesht,,,e rrini si zuzare ne ato poste qe juka dhene, vetem, e vetem per te sulmuargazetaret, apo opinionistet qe nuk jane dakort me politikat e qelbesirit. Ju kurvit e kohes se mashtrimite droges, vjedhjes, evetemte politikes se baballareve tuaj duhet tu vihet nje here emire derma, more qorra, e katila.

  6. Qe edi nuk mbush e dime ,qe do te behet si erdogani edhe kete e dime ,pyetja ime eshte per shkrullakun ,ngele me kete foton ne profil ,kur do vesh ndonje foto I lare i kruajtur ,apo ju nga pordhadeci laheni ne liqen?

  7. Shkullaku, ne jemi ne aleance me Naton, me USA dhe me EU. Debimi i dy diplomateve mund mos tu prishe ndonje pune te madhe Ruseve (megjithese kjo edhe mund tu prishe shume pune pasi rreth e rrotull nesh Ruset kane shume interesa), por ky, o Shkullak majmuni, nuk eshte qellimi. Qellimi eshte qe Shqiperia te beje diferencen me Serbine, Malin e Zi, Maqedonine dhe, mos te harrojme filo Ruset Greke. Kur te hedhin syte nga Ballkani, USA dhe EU duhet te shohin qarte qe kane vetem nje aleat te palekundur ne Ballkan. Po ku kupton ti ooo majmuno. Ti ka zene syte urrejtja. Te kane rene floket, dhe me ta, dhe truri.

    1. Nuk më dukesh ti o “malok” si shqiptar i “zgjuar” e ndonëse duke vënë këtë pseudonim, që medemek kërkon të ironizosh e përqeshësh shqiptarët malësorë, fjalën “malok” që në zhargonin e shqipes ka kuptimin e njeriut të pagdhendur, je ti që e meriton plotësisht.
      Është vërtetë normale që Shqipëria të solidarizohet me SHBA e BE në qëndrimin me Rusinë e Putinit, derisa e dijmë se ku e çoi vendin tonë politika pro lindjes.
      Por vërtetë mendon se Ramën e preokupon modeli putinian i qeverisjes ?
      Në të gjithë aspektet e qeverisjes së Ramës, kushdo sheh një Putin shqiptar.
      Ka pesë vite që qeveris Shqipërinë, e gjithë kohën meret me luftën kundër opozitës, njëlloj si Putini.
      Njëlloj si Putini, ai ka bërë çmos në këto pesë vite, që të marë të gjitha pushtetet në Shqipëri.
      A nuk është Rama që disa herë e ka “kërcënuar” BE se nëse nuk më pranoni mua kështu siç jam, do të bëjë që Shqipërija të kthejë sytë nga Rusia e Turqia ?
      I njejti qëndrim me Vuçiçin e Serbisë.
      Edhe ky meraku i fundit i tij për tu paraqitur si antirus, është një lëvizje hipokrite tepër naive, përsëri e inkuadruar me luftën e pa principtë mashtruese për të akuzuar opozitën e djathtë shqiptare se qenka ajo që është e lidhur me Rusinë.
      Vetëm me pak fjalë e demaskoi në Kuvend Pandeli Majko këtë hipokrizi e mashtrim qesharak të Ramës, duke përmendur faktin se është PS e ardhur direkt nga PPSH që historikisht i ka pasur e i ka lidhjet me Lindjen. E Majko ka sëpaku burrërinë që publikisht të thotë se unë jam një politikan i dalë nga një familje komuniste e bindjet e mija prandaj janë të majta.
      E dëgjova Dash Shehin që të thoshte në një debat televiziv, se a i shihni këta farë politikanësh “rilindas” që hiqen si anti rusë ? Të gjithë këta i kanë baballarët me diplloma të mara në Bashkimin Sovjetik. Një e vërtetë e padiskutueshme që nuk ka asnjë “malok” nga Tepelena që ta hedhë poshtë.

      1. Te hedh pak drite ne ca ide qe ke dhe qe jane komplet te gabuara. Emrin Malok e kam sepse jam malok, nga malet e veriut, dhe e mbaj me super krenari. E kuptoj qe perdoret nga shume vete si fyerje per ne malesoret, por neve na kane fyer e persekutuar lloj lloj rracash pushtuese qe kane ardhur ne kete vend edhe asnjehere nuk jemi thyer. Perdor gjuhen letrare ne shkrim, aq sa mundem, sepse besoj se, gjithsesi, nje komb duhet te kete nje gjuhe te unifikuar dhe ta respektoje ate pa perbuzur asnje dialekt. Kjo per kete.

        Persa i perket Rames, PS, Putinit etj, une nuk shkruajta fare per ta, asnje rresht. E gjitha çfare shpreha kishte te bente me politiken e jashtme te shtetit Shqiptar. Dhe levizja solidarizuese me vendet e perendimit, BE dhe USA, ishte e kalkuluar mire dhe e egzekutuar ne kohen e duhur. Mania per te share shtetin Shqiptar duke e konfuzuar shtetin, qe eshte permanent, me partine qe eshte ne momentalisht ne pushtet, qe eshte e perkoheshme, eshte nje idiotllek. Prandaj i therras majmun Shkullakut me shoke sepse duke bere ‘opozite’ pa dallim jane bere qesharak dhe te pabesueshem.

        Dhe, te perfundoj, leri ofendimet ne komente etj, thjesht tregojne qe je i pa edukuar.

  8. Dallimi midis njeriut dhe kafshès;

    Benjamin Blencowe nga Universiteti i Torontos, pèrshkruar nè revistèn Science:

    Njeriu dhe bretkosa u ndane 350 milionè vjet mè pare,(evolucion), por ndèrsa pèrdorin njè repertor tè geneve tè ngjashme pèr tè ndèrtuar organe nè trup.Ata kanè kapacitete tè ndryshme tè trurit, dhe njeriu ka trurin 100 herè mè tè madh dhe shumè mè komplekse.
    Pèrveç kèsaj, kafsha sillet nè bazè tè mekanizmit stimul-përgjigje, reagon ndaj stimujve domosdoshmèrisht favorizuar instiktet e tyre, ajo èshtè si njè “tessera di un domino “qè merr njè stimul, dhe nganjèherè ritransmeton atè.

    Nè anèn tjetèr, njeriu nuk i pèrgjigjet stimujve ne menyre te nevojshme, por èshtè nè gjendje tè zgjedhin njè veprim (ose mosveprim) nè vend tè njè tjetri, nuk bene zgjidhje pèr tè kènaqur instiktet e tij, ai èshtè nè gjendje pèr tè filluar sekuenca tè reja veprimesh ne vend qe tè reagojnè domosdoshmèrisht ndaj stimujve.
    Siç thotè Hannah Arendt, “të veprosh […] do të thotë të marrësh një iniciativë, të fillosh” dhe “për një fillim u krijua njeriu […]. Ky fillim nuk është si fillimi i botës, nuk është fillimi i diçkaje, por dikush, i cili është një iniciator. Me krijimin e njeriut, fillimi i fillimit hyri në vetë botën, dhe sigurisht kjo është vetëm një mënyrë tjetër për të thënë se parimi i lirisë u krijua kur u krijua njeriu, por jo më parë. […] Fakti se njeriu është i aftë të veprojë do të thotë se prej tij ju mund të prisni ndryshimin “(Vita Activa, Simon dhe Schuster, 1958).

    “Dhe përmes veprimit njeriu mund “të përmbys […] logjikë entropic”, tendenca e natyrës të nevojshme për të rritur çrregullim, e cila pohohet me ligjin e dytë të termodinamikës “( Veprim dhe personi: rrënjët e praktikës, Vita e Pensiero, 2002).
    Pèr mè tepèr, pasi qè (siç thamè) kafshèt janè gjithmonè pragmatike-utilitar, rrjedh se ata nuk janè tè aftè pèr dashuri vetmohues, reagojnè pèr gjèra vetèm nè lidhje me komoditetin / mungesa e lehtèsi me nevojat e tyre jetèsore, me instiktet e tyre . Nga ana tjetèr njeriu, pèrderisa ai èshtè i aftè tè mos jetè utilitar-i vetè-interesuar, èshtè i aftè ta dashurojnè tjetrin duke dashur tè mirèn e tij dhe duke u pèrpjekur ta arrijè atè.

    Shoqèria njerèzore; dhe kjo e jona ne veçanti eshte e mbushur me krokodil e bretkosa, ne baze te mekanizmit stimul-pergjigje kendojnè si Ilir Yzeiri, e kercenojnè si Artan Lame.

    1. Sa paske dërsirë o i gjori shoferi huk, për të bërë copi paste të një autori , për ta paraqitur veten “të dijshëm”. Çuditërisht në këtë plagjiaturën tënde flagrante me temën e “bretkocave”, me një drejtëshkrim korrekt , “haron” të na thuash se të gjitha fajet i ka Berisha, Rama, Meta e Basha , një lejtmoitiv i gjithë komenteve tënde paçavurë. Është në fakt e gjora kafshë e ujrave të ndënjura, bretkosa, ajo që bën kuak-kuak-kuak duke ju a neveritur natyrën të gjithë njerëzve njëlloj, si të mirëve edhe të liqve.
      Bretkocës së gjorë edhe mund t’ja falim mëkatin se të bezdis me kuak-kuaket e saj, por kur ujqërit e mafies kërkojnë të bëjnë rolin e bretkocës, puna ndryshon. Ky përbën një rrezik më të madh për njerëzit, sesa një tufë ujqërish që i ke përballë

  9. Per fat te keq ketu ke lloj lloj komentuesish qe fjalen e pare e kan sa me shum te ofendojne njeri tjetrin.
    Po a su mjaftoi 50 vjet tortura internimi burgosja pushkatimi etj etj qe prap i votuat te kuqte bijte ose mbesat e xhelateve

    1. Tetovari, historia eshte pak me e koklavitur sesa mendon. Bijte dhe mbesat e xhelateve nuk iken ne nje parti te vetme, por infiltruan te gjitha partite. Bijte dhe mbesat e xhelateve zaptuan politiken ne teresi keshtu qe, prape, nuk ke nga te kthehesh. Se mos mendon se Luli, Flamuri apo Paloka jane ndonje frymezim per njerezit qe e kane hequr ne kurriz komunizmin?

      1. Po mor i nderuar gjersa intelektualet jan ne gjum dhe shoqeria civile e shitur te keta te kuqte ne Shqiperi po edhe te na kemi te vuajme shum se e shesim moralin dhe idealin per nji thes miell

  10. Eshte injorance e shqiptareve militante te sales, ashtu si ‘shoket e enverit” ,qe na bejne komente qesharake pa ndonje lidhje me realitetin shqiptar! Inteligjenca shqiptare eshte e lidhur me nje forme ose tjeter me Rusine! Per shkrimtaret poetet ruse! Por vetem kaq! Ne jemi europiane dhe jo aziatike! Ne jemi me perendimin qe te gjithe e kemi enderuar ,pervec Sales qe ka pare ne ender Serbine, Ameriken dhe jo me Putinin! Pastaj tipa si Shkullaku,Andi,Lubonja bejne cdo gje kunder Rames sepse jane bedele apo mercenare! Behen edhe kunder Shqiperise vetem te zbatojne urdherin e Berishes kunder Rames! Rama mund te jete edhe hajdut dhe c’do gje tjeter por Saliu eshte vrases -vrases dhe tradhetar! A nuk ju thone gje keto dy fjale ne shqip?! Por do te vije dita kur c’do gje do te vihet ne vendin e vet!

    1. I Pa Emer 2 – Ke ndonje fakt (jo kerkellitje sorrash Made in Brace) se Sali Berisha ka bere vrasje? Qe ka bere tradheti? Fakte te pyes, nga ato qe paraqiten ne gjygj nga prokurori jo nga ato qe lehin konet e Rilindjes Non-stop neper konferenca shtypi? Sikur ti kishin, i dhimbset Saliu qe nuk e padisin? Jo mor jo, ato deklarimet me vrasje e tradheti imagjinare i duhen vetem per te mbajtur ne tru shplarje ca si puna jote, ja per kete arsye asnje here te vetme nuk i kane bere nje padi konkrete.
      Hajt, suksese ne jete!

  11. Replikues miqesor me gjuhen e saliut? Saliu eshte vrases e pame te gjithe me 21 Janar! Hajdut dhe tradhetar qe u shiti serbeve naften! Nuk jane fakte keto o miqesor vividolas?

    1. Po te ishin keto te verteta do ishte paditur nga PS ne gjykate. Sa per serbet, mos fol me mire se kemi pare Ramen duke u puthur disa here me Vicicin. Keqardhje qe bera replike me ty se qenke cop injoranti! “Vividolas” nuk gjendet ne asnje fjalor te gjuhes shqipe. Shko meso shkrim e kendim a pastaj hajde na bej te qeshim me idiotesite e tuaja.

      1. Ne vitin 1994 deri ne vitin 1997 (kur pastaj leviza une), i mbaj mend vete maunet me nafte varg e varg qe shkonin ne Malon e Zi.

    2. Or huku ujk që ndron emrat !
      Fakt është që në 21 janar, opozita socialiste e Ramës, mobilizoi nga gjithë vendi njerëz me rekorde kriminale e krijoi me ta një një grup huliganësh që të sulmojnë me dhunë kryeministrine,për të rrezuar Berishën sepse bashkëqeveriste me “hajdutin me zë e figurë Metën”. Në momentin kur Rama me ngjalat qe hëngri me Metën e pranoi që të bashkëqeveriste me këtë “hajdut” Shqipërinë, mori fund alibia e Ramës se po luftonte kundër korrupsionit, por thjeshtë krijoi ate situatë të rrezikëshme edhe me pasojë viktima, si në forcat e rendit, edhe tek qytetarët.
      Leri mënjanë ato çfarë kanë propoganduar Rama e konet e tij për 21 janarin që ti vazhdon me zell ti paraqesësh si “fakte”.
      I ke akoma në Youtube pamjet e dhunës së egër që ushtruan rreth 300 mercenare të Ramës në 21 janar, duke përgjakur policinë e shtetit e deri komandantin e gardës.
      Ky nuk është fakt ?
      Fakt është vërtetë se çuditërisht kur demostrata e dhunëshme u shpërnda nga policia, u vranë 4 demostrues “me duar në xhepa”
      Hetimet u përqendruan tek Garda kombëtare.
      Ndërmjet gardistëve të zjarrit, u identifikua njeri me emrin Agron Malaj, i dyshuar si autor i vrasjeve.
      Pikërisht, këtë gardist, Rama pas përqafimit të tij me “hajdutin” Meta, pasi erdhi në pushtet, na del se e ka përzgjedhur si sekretar të PS në Mat.
      Cilido shqiptar me llogjikë normale do të bënte pyetjen e thjeshtë se çfarë interesi kishte Berisha, që pasi demostruesit e dhunshëm, një pjesë të tyre e arrestoi policia e të tjerët u shpërndanë, të vriste katër demostrues që po silleshin akoma rrotull e që nuk po mereshin me veprime të dhunëshme ?
      Nuk mund të meret si “fakt” vrasja, por hetohet se kush e në çrrethana u bë e për çfarë qëllimi.
      Janë bërë në Shqipëri në këto 5 vite të qeverisjes Rama, por edhe më parë, vrasje nga vrasës serialë me pagesë, Këto vrasje janë bërë kryesisht me paratë e pista të biznesmenëve të mafies, por kur një force politike i zbulohen deri ministra, që janë të lidhur me klane mafioze, atëhere ky fakt i njohur e i publikuar, forcon dyshimin se ishin kundërshtarët e Berishës, ata politikë e të mafies që ishin të interesuar të përhapnin legjendën mashtruese se ai është vrasës.
      Sa i takon “faktit” se Berisha ju paskej “dhuruar” serbëve naftë, kjo është akuza më idiote.
      Po, është e vërtetë që në fillim vitet 90-të, kur Shqipëria e ndroi sistemin, duke mos patur mundësinë e ngritjes së shpejtë të një shteti demokratik ligjor, pati njerëz me prirje kriminale që ju futën rrugës së pasurimit me trafiqe të ndyra e deri me kontrabandën e naftës.
      Por a nuk ështe fakt se pikërisht këto banditë trafikantë e kontrabandistë edhe nga Veriu, ishte Rama ai që i futi në parlament e në partinë e tij ?
      Ështe e vërtetë se ndaj Serbisë si shkaktare e luftërave në ish Jugosllavi, shtetet përëndimore vendosën sanksione e qeveria Berisha kishte firmosur këtë marëveshje.
      Por kush është ai budalla që beson se Berisha ju a hodhi shteteve perëndimore e bëri kontrabandë nafte me Serbinë ?
      A thua qenkan ca ujqër (huk si puna tënde) apo ca lapangjozë si Braçet që na paskeshin qënë më të afte se CIA amerikane apo institucionet e zbulimit të BE, që të mos ta diktonin se Berisha e kishte shkelur ate marëveshje ?
      Nëse do të ishte e vërtetë dhe e faktuar se Berisha ju ka “dhuruar” nafte serbëve, Shqipëria do të akuzohej për këtë deri në OKB, dhe ndaj Berishës shtetet përëndimore do të kishin drejtuar akuza.
      Asnjë akuzë për vrasje për Berishën nuk pati për 21 janarin nga SHBA e BE, por veç u kërkua që të bëhej një hetim i plotë i ngjarjes, e po kështu edhe për kontrabandën e naftës me Serbinë.
      Edhe është kritikuar Berisha nga disa segmente të politikës perëndimore, për ndonjë gabim në qeverisjen e tij, por asnjëhere SHBA e BE nuk e kanë akuzuar qeverisjen e tij se është e lidhur me mafien e krimit e të trafiqeve të pista, përkundrazi është përgëzuar për luftën që ka bërë ai kundër bandave kriminale e kundër korrupsionit.
      Është qeveria Rama, e para qeveri shqiptare që është përmendur se ka lidhje me mafien e krimin.
      Këto janë fakte e jo thirrjet e hajdutëve “kapeni hajdutin”

  12. Analiza eshte e sakte por ndertihet mbi supozimin qe Rama do qe shqiperia te behet pjese e EU. Po a eshte i vertet ky supozim? Me shume gjasa jo. Rama po e mbi-perdor fllucken Ruse qe te tregoj qe ai e beri te veten nderkohe qe me shume kenaqesi do instaloi versionin autocratik te vellait te madh Turk.
    Thene ndryshe Rama po luan me barazimin ne xhep. Te shpresojme qe versioni i EU do triumfoje jo se e do Rama po si nje mundesi per shqiptartet te shpetojne nga Autoritarizmi. ….

  13. Rama mund te jete Kar se per te qene car eshte shumee larg. O milet boll u lodhet duke mbrojt sa Ramen po aq dhe Saliun sepse pak a shume njesoj jane. Saliu u hoq per gabimet qe beri, tashti e ka rradhen Rama. Vetem keshtu do eci vendi perpara, por po u moret me te shkuaren nuk do ecni kurre perpara

  14. Politika Shqiptare ska nevoje per analize te thelle: Rama eshte kar kurse Luli me Meten dy bolet e karit. Saliu eshte vrime bythe qe dhjet perdite kete popull. Se bashku meritojne te ikin mu ne pidh te semes te gjithe

  15. Ndryshimi i vetem midis tyre eshte qe Saliu ka vrare i ka lyer duart me gjak! Por ka disa “vividolas” sepse nuk jane Vicidolas!

    1. Paske bërë një zbulim tjetër të madh o ujku huk .
      Veç “vicidolasit” Berisha na qenkan edhe ca “vividola” ?????? që ta paskan prishur gjumin.
      Pa shiko se mos gjen diku në ndonjë libër ndonjë skjarim se përse Vicidoli , një fshat i vogël i Tropojës si qindra fshatra të tjera të Shqipërisë, qënka sinonim i krimit, e ç’na qenkan këta “vividolasit” që po të bikërkan kot në qafë për marrëzitë që poston në këtë portal ?
      Kur dëgjon të tillë hajdutë që thërrasin “kapeni hajdutin” si ti, apo që kërcënojnë ata që kanë mendim ndryshe nga ti se do të paguaj vrasës serial për t’ju a mbyllur gojën, a mos qënkan këta “vividolë” që ta përplasin surratit duke të thënë se mund të më ruash trapin ?

  16. Vivi-dolsi! Vicidoli! Jane disa njerez militante te sailiut,njerezit me injorante ne bote,pavaresisht qe ndonje komentues ka qene spiun ose kandidat per president! Saliu dhe bastardet e tij, jane e keqja me e madhe qe i ka ndodhur Shqiperise!

    1. Ne fakt, Aksidenti me i madh i politikes shqiptare quhet Ed Rama. Per nje arsye fare te thjeshte :Qeverisja e tij 5-vjecare rezulton ne nje varferim te shumfishuar. Kjo eshte e vetmja arritje e kesaj qeverie, per kete ka vetem qeverine e Adil Carcanit rivale.
      Qeverisjet krahasohen ne ekonomi, ato dokrrat politike jane per militantet.
      Qeveria Rama eshte disfata ne ekonomi e shumices shqiptareve, eshte qeverisja me e deshtuar ekonomikisht qe nga qeveria Carcani. Kolapsi ne ekonomi behet i plote kur Kryeministri injorant ne ekonomi ka per minister Ekonomie nje dhaskal te gjuhes angleze qe nga ekonomia eshte me kaqol se Ramuthi.

  17. ….ka luane dhe te pa emer! Shqiptaret u varferuan ne 1997 me firmat piramidale! POr ka edhe njerez te pa tru ose quhen medioker qe thone se Saliu e ndriti Shqiperine!

    1. Shqiptaret humben para ne firma puiramidale dhe prap kishin para ne qarkullim ne 1997
      Sot ne 2018 shqiptaret kane humbur ne fukarallek prej firmes me te madhe piramidale, Ripjelljes qe po i rrjep me taksa e po u ofron vetem varferi. Duhet te kesh trurin rrase te Taulant Balles per te mos e pranuar shtimin e varferise, arritjes se vetme te kesaj qeverise Rama (bashke me rekordet e trafikut droges, sigurisht)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *