• |
ide | kryesore

Loja e Ramës me ariun rus

Ide



Një gjest solidariteti i qeverisë shqiptare me aleatët e saj perendimorë, për të përzënë nga vendi diplomatët rusë të akredituar në Tiranë, nuk mund të shërbejë kurësesi si një armë në luftën e brendëshme politike. Sot Ministiria e Jashtme i ka komunikuar amabasadorit rus, Aleksandër Karpushin, shpalljen si të padëshërueshëm, të dy prej vartësve të tij, që sipas Tiranës zyrtare e tejkalonin petkun e statusit të tyre (lexo shkrimet poshte/Lapsi.al).

Natyrisht që kushdo që ndjek lajmet botërore është i bindur se ky nuk është një vendim sovran i shtetit shqiptar. Eshtë gjithashtu i ndërgjegjshëm se SHISH-I ynë dhe organet tona të sigurisë nuk zbuluan sot spiunë rusë në Tiranë. Të gjithë janë të qartë se ky është vendimi i një shteti vasal që vepron në sinkron me të mëdhenjtë e NATO-s dhe të BE.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti se qeveria shqiptare i zbuloi “dy të padëshëruarit” në kuadrin e një spastrimi të madh, të denjë për luftën e ftohtë. Që kur ish agjenti i dyfishtë rus, Sergueï Skripal, u gjend i helmuar së bashku me bijën e tij, në Britaninë e Madhe, perëndimi ka filluar një fushatë të paparë kundër Moskës. Deri më sot ShBA ka dëbuar 60 diplomatë rusë, Kanadaja e ka bërë këtë me katër të tillë dhe pas nuk kanë mbetur as Franca, Italia dhe Gjermania.

Madje, si gjithnjë të zellshme, janë treguar edhe vendet ballitike (Lituani, Estoni, Letoni) dhe ato që i kanë përkitur dikur ish traktatit të Varshavës, si Polonia dhe Çekia.

Pra, më shumë sesa është nisur nga një analizë faktike, qeveria shqiptare është bërë pjesë e një aksioni poropogandistik që e reshton atë në njërën atë të barikadës, së një lufte të re të ftohtë.

Deri diku, kjo përkatësi nuk përbën problem për shumicën e shqiptarëve.

Pjesës më të madhe të popullsisë të këtij vendi, nuk i intresojnë dilemat gjeo -strategjike, fakti se perëndimi e prishi marëveshjen Bush – Gorbaçov për të mos e shpënë Aleancën Atlantike në kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik, as hegjemonia amerikane në botën një polare, as mosrespektimi i Këshillit të Sigurimit në luftrat unilaterale dhe aq më pak grabitja që shumëkomëbshet e mbështetura nga oligarkët i bënë pasurive të dikurshme të mbretërisë komuniste.

Me mendjelehtësinë e popullit të vogël, ashtu siç bënim dikur be për Traktatin e Varshavës, ne jemi të gatshëm të luajmë rolin e vendit heroik që mbron vlerat e NATO-s.

Por të paktën, ne duhet të tregohemi sy çelët që këtë konflikt të ri gjeo – politik, të mos na e shndërrojnë në një instrument të luftës së brendëshme.

Sepse pikërisht këtë po bën Edi Rama. i këshilluar mirë nga lobistët e tij ndërkombëtarë, që me sa duket renditen në ato nivele që kanë informacione për ngjarjet përpara se ato të ndodhin, kryeministri ynë, po përpiqet me të gjitha bateritë e propagandës së tij, t’a transferojë betejën lindje – perëndim në politikën e brendëshme të vendit.

Kështu ne përjetuam për disa javë me radhë zhurmën e rokopujshme se opozita vendase ishte financuar nga Kremlini për të penguar integrimin perendimor të Shqipërisë. Megjithëse për këtë fabul qesharake nuk kishte asnjë provë,  vetë Rama dhe karikaturat e tij i ranë fort daulleve të këtij rreziku.

Pa marrë parasysh frikën e të qenit qesharakë, ata i frynë këtyre borive dhe kur nisën aksionin e shkatërrimit të LSI-së në bazën e saj. Ishte sa e trishtë aq edhe komike të shikoje disa burra koktrashë e të dhjamosur që e kishin të shkruar në ballë se ishin futur në politkë për të mëkuar obezitetin e tyre, të deklaronin se po largoheshin nga opozita se nuk duronin dot lidhjen e saj me rusët.

Po t’i shtosh këtyre edhe episodet kur kryeministri i justifikon krizat e brendëshme me implikimin e elementëve anti perendimorë, apo kur kërcënon BE se armiqtë e saj janë të gatshëm të marrin rol në Ballkan, bëhet e qartë se Edi Rama po mundohet t’i ngrejë velat e barkës së tij të batuar, në drejtimin e erërave anti ruse që po fryjnë në botën perendimore.  

Por, këtu së paku duhet të jemi të qartë. Dy “agjentët rusë” që u kërkuan të dëbohen sot nga Tirana, nuk janë një provë për pretendimet e kryeministrit shqiptar.  Zbulimi i “veprimtarisë së tyre agjenturore” nuk ka asnjë lidhje të përbashkët me fabulën anti Kremlin që po mban prej kohesh ngritur Edi Rama. Dëbimi i tyre është një provë solidariteti ndaj aleancës ku është rrshtuar Shqipëria dhe aspak një fakt më shumë për kulisat putinjane që po luhen këtu. Çdo përpjekje për ta servirur si të tillë, jo vetëm që është një mashtrim i madh, por është edhe tentativa e fundit e një rregjimi të kleptokrat dhe oligarkik, për t’u njësuar përkrah vlerave sipërfaqësore të perëndimit. 

©Lapsi.al

 

Dëbimet e diplomatëve rusë, vjen reagimi i Moskës zyrtare

ZYRTARE/ Shqipëria largon dy diplomatë rusë, Karpushin thirret në Ministrinë e Jashtme

Dëbimet e diplomatëve rusë, vjen reagimi i Moskës zyrtare

Londra përshëndet aleatët: Përgjigje e jashtëzakonshme ndaj Rusisë

 



13 Comments

  1. Jemi nje vend qesharak. Ambasadori Amerikan Kinezi Lu nderhyn ne cdo aspect te veprimtarise te shtetit Shqiptar. Nga heqja, ndjekja penale dhe moslejimi te hyje ne Amerike i ish Prokurorit te Pergjithshem Llalla, deri tek “protestat” ne parlament. Ne nje kohe qe politika agresive luftenxitese, shtetshkaterruese e ShBA ne Lindjen e Mesme, duke sulmuar shtete sovrane ne emer te “eksportit te demokracise” (na kujton tanket Ruse kur lanin ne gjak Pragen e Budapestin ne emer te mbrojtjes se Socializmit) duke shkelur cdo konvente nderkombetare, duke sajuar “rrena” si puna e armeve berthamore te Sadamit, apo sesi Asadi helmon me arme kimike popullsine civile (vetem ata e dine pse nuk helmonte Asadi ISIS po popullsine civile) tani na tregojne perralla se Putin na helmoka spiunet e dyfishte me helme kimike qe i ka vetem Rusia. Pse Putin nje ish Koloneli KGB-se do perdori te tilla metoda te trasha qe ta marrin vesh te gjithe se eshte ai qe e beri hajde gjeje. Mendoj se ky eshte nje reagim i klikes Internacionaliste/Globaliste te perendimit qe fatkeqesisht eshte kthyer ne te qenit fiks si dikur ish Bashkimi Sovjetik, ngaqe i ka djegur fjala e Putin kur prezantoi armet e reja qe disponon Rusia qe i ben te pavlefshme bazat e raketave te NATOS ne Poloni pasi raketat e reja Ruse mberrijne ne pune sekondash plus jane te pakapshme nga sistemet mbrojtese te NATOS, ne destinacion ndryshe nga ato qe disponon NATO qe duan minuta. Eshte ajo qe ai tha se nese ka sulm berthamor qe synon shkaterrimin e Rusise ne do ti kunderpergjigjemi. Nese shkaterrohet Rusia tha ai, pse duhet te merakosemi se u shkaterroka Bota? C’na duhet ne ne nje bote pa Rusine? Fjale e nje njeriu nacionalist qe don vendin e vet. Me shume se kaq, ai eshte i vetmi lider i nje vendi te fuqishem qe nuk lejon planet e globalisteve per shkaterrimin e shteteve kombe e klikes globaliste me njerez si Xhorxh Soros. Ky shkaterrim i shteteve kombe te Amerikes, dhe Europes Perendimore, i cili behet me perhapjen e homoseksualizmit, perversitetit moral, shkaterrimit te familjes me ligje si puna e martesave te homoseksualeve, paralel me emigrimin masiv nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme drejt vendeve te Europes perendimore per te shkaterruar homogjenitetin kombetar te popujve te Europes, eshte nje plan ogurzi nga Internacioalistet/Globalistet. Lu-ja e Vllahutin, Rama e Veliaj e te tjere ne vend, jane pjese e kesaj klike, ushtare te vegjel te zagareve te Soros ne BE qe zbatojne planet e kapitalit nderkombetar per kthimin e popujve Europiane ne skllever te tyre. Kthimi i Europianeve ne Negropiane, njerez pa perkatesi kombetare, kulturore, fetare, pa tradita e pa asgje qe e identifikojne nje komb. Kjo eshte lufta qe behet sot. Nga njera ane Globalistet dhe nga ana tjeter nacionalistet qe nuk lejojne planet e klikes nderkombetare te zbatohen.

    1. Nuk më duket o Arbër se perëndimi ka bërë të njejtat politika me lindjen, sëpaku të themi pas Luftes së dytë botërore.
      U sulmua SHBA nga Japonia fshehurazi e paburrërisht, pa ja kthehu përgjigjen me goditjen me bombën atomike në Hiroshimë.
      U sulmua përsëri në 11 shtatorin tragjik ku u vranë mbi 3000 njerëz në New York e Washington nga sulmet e torrristeve islamikë, pa sulmoi SHBA vatrën e terrorizmit në Irrak.
      Perëndimi pas Luftës së dytë botërore, nuk pati më asnjë model qeverisje diktatoriale, siç vazhdojnë të kenë disa vendje të lindjes si Rusia apo Kina e vënde të tjera më të vogla.
      Pikërisht në kohën kur perndimi filloi ti bënte lëshime dipllomatike Rusisë, u trimërua ajo që të sulmonte Gjeorgjinë e më pas Ukrainën duke pushtuar Krimenë.
      Ka vërtetë abuzime në vendet demokratike me ekzagjerimet e liberalizmit për hir të lirive të të drejtave të njeriutë
      Por kush është më e rrezikëshme në qeverisjen e shteteve, liberalizmi apo diktatura e çfardo ngjyre qoftë ?
      Diktaturat naziste, fashiste e komuniste, bazat ideollogjike i kishin në socializmin nacionalist.
      Një socialist nacionalist ishte diktatori kriminal i Serbisë Millosheviçi, që risolli në Europë krimet e Luftës së dytë botërore. I tillë është edhe Putini, një ish nën-kolonel i KGB që po qeveris Rusinë me dore të hekurt duke u bërë “president” i përjetshëm i saj e duke shtypur çdo kundërshti opozitare.
      Një socialist nacionalist është në Shqipëri edhe Edi Rama që kur e sheh keq, flirton me Putinin e Erdoganin e duke bërë të njëjtën politikë me ta , zhdukjen e opozitës.
      Ka vërtetë një tendencë të perëndimt në këto 10-15 vitet e fundit, që për hir të interesave ekonomike nacionale të tregut , i kanë bërë lëshime Rusisë e Kinës komuniste, por ky farë liberalizmi, në vënd të forconte ekonomitë e tyre, i ka dobësuar ato.
      Si pasojë e kësaj politike liberale globaliste, nga pakënaqesitë në popujt e vendeve perëndimore, po shtohen ndikimet e partive të djathta deri ekstremiste, e ndonjë lider i tyre bile po mer si model qeverisje modelin ultra nacionalist të Putinit.
      Ngado që ta marësh, historia e shekullit të fundit tregoi se sukseset më të mëdha në progresin ekonomik e kulturor, nuk i patën vendet me regjime diktatoriale,por ato me sistem demokratik pluralist. Edhe Kina komuniste filloi të ketë një bum ekonomik, pikërisht kur filloi të kombinonte mardhëniet shtetërore komuniste, me ato kapitaliste e duke u hapur në tregun botëror.
      Nuk mund të jenë zgjidhjet optimale duke e parë botën vetëm bardhë e zi, në një anë globalizmi e në anën tjetër nacionalizmi. Qoftë globalizmi ekstrem e qoftë nacionalizmi ekstrem, i sjellin njerëzimit vetëm regres e jo progres. Shtetet nund të shkojnë drejtë progresit demokratik e ekonomik, vetëm duke kombinuar solidaritetin internacional me interesat nacionale.

  2. Qe Rama eshte llum i kbit, kete e deshmoi perfundimisht me supertaksen e Rruges se Kombit. Por ajo qe ka me shume rendesi per ne shqiptaret keto kohe eshte qe gjendet drejt grahmave te fundit marreveshja Entente Triple midis Britanise Rusise dhe Frances, se 1907es. Kjo marreveshje, nder te tjera(si shperthyese e 2 lufterave boterore), ka demtuar dhe copetuar apo plackitur nga sllavo-komunizmi Shqiperine dhe shqiptaret per mese 100 vjet!

  3. Keta komunista katunare-,ADN,genin,gjenezen,origjinen,frymezimin,Partine i Kane ruse, e na hiqen si antiruse.

  4. E drejte “Qemal”! Mjafton te lexoni studimin e Sajmir Loles “RECETA PA KOMB”, qe sapo ka dale ne treg…

  5. ne nje dasem i thane dhendrit na thuaj nji fjal dhe ti dhender dhe dhender rama e tha fjalen per dy ruse qe meqense rusis sic pretendon britania ka helmuar dy qytetaret britanik duhet ti japim goditje te rende por ata paskan then pra perndimoret qe ne qofte se shqipetaret nuk i nxjerrin nga shqiperia dy ruse edhe neve nuk do ta bejme kete dhe ne djall te veje europa dhe rama si perkrahas i madh i europes dhe si anti rusi me i ”madhe” qe eshte jo vetem ne europe por ne te gjithe boten e shpetoj europen nga” turpi” qe i beri rusia. dhe neser te ”dalim” te gjithe ne sheshin e lali erit dhe ta perkrahim kryeministrin tone per debimin nga shqiperia te dy diplomave ruse. dhe ne qofte se deri die rama thoshte se shqiperia nuk po ecen perpara se fajin e ka saliu tani po thote se fajin e ka rusia.rama po bene lloj lloje manovrash si e si te largoj vemendjen nga problemet e medha qe ka shqiperia ne te gjithe sektoret dhe insotucionet dhe mbi te gjitha edhe neve kontibojme per europen prandaj juve na fusni ne be dhe ne se europjanet do ti marin vesh keto marifete te rames do thone se vazhdo vazhdo rama me te tuat se neve kemi planet tona shqiperia ne be ne vitin 2035

  6. Duke filluar me turqishten,greqishten,serbishten,Gjermani then,italishten,rusishten,anglishten edhe kinezcen ,Jane mbi 9 gjuhe te huaja qe populli Patriot shqiptar ka kenduar ….rrofte kina popullore/hajt te hame nga nje akullore.

  7. Duket z. Bushati se shkrimin tend e ka lexuar qeveria e Rames dhe ja sot ka dale ajo Letra higjenike e perhershme e komunisteve Pseudo-politikan + Pseudo-historian Paskalaq Milaqi qe shkruan “diplomatet ruse mund te jene agjente”! Sa here qe i duhet komunisteve per te mbrojtur ndonje mashtrim historik kane nxjerre kete vemje te qelbur. Ky neper studio TV si gjeli maj plehut gjoja tregon letren origjinale qe Mehmet Shehu paska lene pas vdekjes (se si kjo “leter” ka rene ne dore te Milaqit ai zot e di), ky politikan i deshtuar dhe historian i sajuar del e tregon kudo e kurdohere rrena ne favor te nje mashtrimi historik te enveristave. Per kete bajge enveriste, historia e vertete jane ato rrenat e shkruara nga Enver Hoxha.
    Kur dhe per diplomatet ruse te debuar del prap ky Pasakaq Milaqi dhe tregon hamendje me “mund te jene agjente”, atehere kjo Rilindje vertet tregon se perdor po ato vemje te ndyra qe perdor dhe Nexhmija sa here ka nevoje per te sajuar rrena.

  8. Po me çudit fakti se sa e lexojnë Bushatin një neomarxist tipik këta extremistat antiliberal të së djathtës. Po qenka trend botëror se dhe neuropë dhe SHBA në këtë grup gjen adhuruesit më të zjarrtë të Putinit.

  9. Loja e Rames eshte bythlepirja. Pasi lepiu bythen e jevgut Obama e per hir te Sorosit shau Donald Trump, tani po lepin bythen e Trump e gjoja i bashkohet vargut gjate anti-Putin.
    Ku ka parime Rama, ku i njeh ai ato? Neser po t’ja kerkoje mbijetesa ne pushtet shkon e i lepin bythen Putinit. Pasneser, kinezit.

  10. Keta monstra qe per baballare kane pase Leninin e Stalinin,qe Rane ne gjunje Kur vdiq Stalinin,as sovjetiket se ishin bere kete,sot na shtiren si anti ruse.Qesharake dhe mjerane.

  11. E keqja eshte se e mbajne pikerisht per b.Lepirje, mik; çipllak a me çitjane, si ta doje.
    Ve taksen, kur miljona ja jep oligarkeve qe e kane zene atje ku s’tregohet, borxhi shkon kacafiu e na zhyt ne batak,
    Bash njaty ku na dun,
    ja pse e mbajne, mik!!!!
    Qe Shqiperia 1 euro!
    Shqiperia kapitaliste- prona me 5 zoter, ka tjeter vend pa prona?
    Shqiperia grabitet me themel, i nxjerr ‘ujin e Zi ‘ helm, cahen shtepite, helmohet ajri, dheu, uji
    – nga cfrytezimi barbar I naftes,
    U vete gjiknuri I Pabreksit edvin
    U mban llogo deleve qe helmohen:
    Mos çani kaptine se eshte GAZ I OMEL!
    &&&&& asnje medie s’ka b …ta zeje me goje ket cinizem b.lepires ministror – live!!!
    Pse?. Se gjemen ne Nafte na e bo MIKU Modh!!!
    E grabit arin (myll me 1000 dryne), kush do thush ti,
    nji GOMOR Krrabe
    ( I kishin ra ca koqe flori gomorit per dhe tu vjedh… Hihihi)
    bir shqiptari nuk e hap gojen. (Gomori ina ne inteligjentat !!!)
    A ka vend tjeter qe I marrin naj cm toke?!
    A ka vend tjeter qe s’ka ushtri?
    A ka vend ne bote pa prone, nen cilido nga Rendet?
    Te na rroje Demonkracia.
    E kshu do na e Bojn
    Ne deeeleve te zgjebura ….
    -derisa ina mjerane dhitsa.
    Kujtese: Liria & Dinjiteti nuk falet- fitohet me sakrifica!!!!

    Keshtu ne inteligjentet trima liridashes!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *