Deputeti demokrat Bardh Spahia publikoi disa pamje ku duket se në çfarë kushtesh ndodhet Urgjenca e Tiranës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Spahia shkruan se autoambulancat nuk kanë paisjet e nevojshme dhe ka mungesa të theksuara në personel.
Postimi i plotë:
Kur pamjet flasin vete e cdo koment do ishte i tepert. Keto jane pamje nga Urgjenca e Tiranes.
Autoambulanca pa asnje paisje per ti ardhur ne ndihme pacienteve si dhe kushte skandaloze te ambienteve te urgjences. I gjithe sherbimi mbulohet nga 6 autoambulanca ku duhet te punojne 30 vete personel ne cdo turn( mjeke, infermiere, shofere).
Shqiptare , “Rilindja” demton rende jo vetem xhepin por edhe shendetin!