• |
ide | kryesore

Greqi, shqiptari baba i tre fëmijëve digjet në një magazinë frigoriferësh

Lajme, Të fundit



Një 45 vjeçar shqiptar babai i tre fëmijëve është djegur i gjallë në një magazinë frigoriferësh në Greqi. Shpërthimi i zjarrit në kompleksin e madh frigoriferik “Alexopoulos” në Volos ndodhi pasditen e së hënës. Mediat greke shkruajnë se shqiptari punonte si saldator me dy punëtorë të tjerë në dyqanin e madh, ndërsa shpërtheu një zjarr i fuqishëm për arsye ende të panjohura qartësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga gazi ose materiale të tjera shumë të ndezshme, çka përhapi flakët me përmasa të mëdha. Sipas dëshmive, 45 vjeçari u përpoq të dilte mundi të arratisej nga ndërtesa duke humbur jetën, ndërsa trupi i tij u gjet në pjesët e shkallëve të brendshme të shpëtimit. Të dy punonjësit e tjerë arritën të dilnin dhe të shpëtonin.

Kompania “Alexopoulos” është mbyllur vitet e fundit dhe ende nuk dihet se çfarë lloj pune po bënin tre punëtorët brenda saj. Për të shuar zjarrin në kompleks u desh ndërhyrja e 10 makinave zjarrfikëse dhe vinça nga sipër, ndërsa tymi ishte i dukshëm në një hapësirë të madhe në Volos. Trupi i pajetë i shqiptarit fatkeq do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *