• |
ide | kryesore

“Kujdes kur flet me mua, ule zërin”, acarohen gjakrat në komision mes Grida Dumës dhe Sadri Abazit

Lajme, Të fundit



Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Integrimit është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Teksa raportonte për prioritetet në reformimin e Administratës Publike, zëvendëskryeministrja Senida Mesi tha se në administratë nuk ka patur asnjë largim të paligjshëm.

Për këtë ka reaguar deputetja e LSI, Klajda Gjosha e cila tha se “Reforma në Administratën Publike nuk bëhet me inate personale dhe partiake.

Nga ana tjetër, ka reaguar zv. kryeministrja Mesi e cila tha se “Në administratë nuk ka asnjë largim të paligjshëm. Vetëm 4 % e atyre me status të Nëpunësit Civil janë larguar.”

Pas kësaj kanë nisur edhe debatet në Komision. Deputeti Çuçi tha se “tepsia u çua për skrap në 2017. Tani duhet mos të kemi me mundësi të ndajmë copat e pushtetit për hir të koalicioneve politike. Qeveria po shfrytëzon më së miri këtë mundësi”, tha deputeti Çuçi.

Në kohën që fliste deputeti Çuçi ka ndërhyrë deputetja demokrate Grida Duma. Por në debat ka ndërhyrë edhe deputeti Sadri Abazi.

Abazi: Pusho ti moj se nuk do te dëgjojmë ty ne.
Duma: Po ti çfarë ke!? Kujdes kur flet këtu.
Abazi: Kujdes unë, apo…
Duma: Rri urte, ule zërin…
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash ti…
Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll…
Duma: Kujdes kur flet me mua se e shef pastaj..
Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua ashtu ti.
Pollo: Ja me këtë qershi mbi tortë po mbyllim këtë pikë të rendit të ditës.
Duma: Kujdes kur flet..



1 Comment

  1. Se keni peshuar akoma kete brekushe madhin e kukesit se c;fare kapaciteti ka? NJe njeri pa boshte njohurite jetes ne demokraci. Ai njeh vetem interesin ,, blerjen, rushfetin qysh se erdhi ne TIRANE,, e zuri, apo me ryshfete me RAMEN kapi tokat tek ZOGU ZI, fidanishtja0 e me servilizmin, ryshfetet, e blerjen e votes, na u gjind deputet,,Mjere intiligjenca shqiptare me njerez si ky qe ka ne parlament, e hajde te zhvillohemi me keta kuadro te pushtetit te qelbesirave. Por sa kemi si ky ne parlament e institucione?Keshtu do behet shteti me monstra qelbesirash? Mjer ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *